Home > SHKRIME > Pogradec, rrihet në polici i moshuari, pëson dëmtime të rënda

Pogradec, rrihet në polici i moshuari, pëson dëmtime të rënda

ASAG e denon kete akt c’njerezor te kryer nga punonjesi i policise ndaj nje te moshuari dhe kerkon nga Prokuroria dhe gjykata denimin maksimal te autorit te kesaj vepre penale duke parashikuar dhe rrethanat renduese per shkak te moshes dhe te gjendjes shendetesore te te moshuarit. Nga ana tjeter abuzimi me detyren nga punonjesi i policise te jete nje reflektim per te gjithe punonjesit e tjere qe pa dyshim kane vlera dhe merita ne punen fisnike qe kryejne.

Skandal ne komisariatin e policisë se Pogradecit. Një 79-vjeçar dhunohet nga polica ndërsa drejtuesit e komisariatit tentojnë te fshehin ngjarjen. I moshuari Kostaq Kreste rrëfen  se pasditen e se shtunës është rrahur nga policia ne mënyrë çnjerëzore.

Sipas 79-vjeçarit ai mbërriti ne komisariatin e Pogradecit pas denoncimit te fqinjit te tij për një konflikt mes tyre. Ka qene inspektori i policisë, Kliti Poçe, i cili jo vetëm ka dhunuar te moshuarin por për dy ore rresht, siç tregon 79-vjeçari, atij nuk i është lejuar ndihma mjekësore. Vetëm pas dy orësh i moshuari Kristaq Kreste është dërguar për mjekim ne spitalin e qytetit.

Te revoltuar nga ngjarja familjaret e 79-vjeçarit denoncuan inspektorin ne polici, por komisariati nuk e pranoi. Te afërmit janë detyruar te vene ne dijeni për skandalin Shërbimin e Kontrollit te Brendshëm ne Ministrinë e Brendshme. Pas nisjes se hetimeve nga SHKB, komisariati i policisë se Pogradecit ka pranuar jo vetëm denoncimin e familjareve, por ka bere te ditur pezullimin e tij nga detyra. Çështja pritet ti kaloje Prokurorisë se rrethit ndërsa mësohet se edhe polici dhunues ka bere një denoncim ndaj te moshuarit për fyerje për “shkak te detyrës”./Vizion plus

Advertisements
Categories: SHKRIME
  1. No comments yet.
  1. No trackbacks yet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: