Home > SHKRIME > Moshimi, Vleresimi i Legjislacionit ne Shqiperi

Moshimi, Vleresimi i Legjislacionit ne Shqiperi

Te drejtat e ketij botimi jane te rezevuara vetem per autorin ASAG (Shoqeria Shqiptare per te Gjitha Moshat. Cdo kopjim apo perdorim i paautorizuar do te perbeje shkelje te ligjit “Per te drejtat e autorit”.

Studim dhe Vlerësim i Legjislacionit mbi Moshimin në Shqipëri

 Ky dokument u publikua me mbështetjen fi nanciare të UNFPA-së, Shqipëri.

Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e hartuesve të dokumentit dhe në asnjë rast nuk do

të konsiderohet si opinion i UNFPA-së, Shqipëri.

 

BASHKAUTORË

Znj. Mira Pirdeni – Drejtore Ekzekutive ASAG

Znj. Kozara Kati – Drejtore Ekzekutive QSHDNJ

Z. Njazi Jaho – Konstitucionalist

Z. Ilir Çano – Av. Pedagog

Z. Saimir Shatku – Dr. Jurist

Z. Kondi Ilia – Gazetar, Jurist

 

Bashkëpunuan

Dr. Bukurie Skënderi

Av. Ylli Kameri

Av. Rudina Murataj

Av. Fabian Mehmeti

Av. Baki Leka

MA. Jonida Tirana

Ekonomiste – Fioralba Dizdari

Student mjekësie – Edmond Islami

 

Redaktoi: Shpëtim Haxhi

 

Design: “albPAPER”

Botim i ASAG – Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat

Adresa: Rr “M Grameno” 78/4/4/35 Tiranë/Albania

Tel: + 355 42340108 – Mob:0692263375

E-mail:asag@gmx.net

Shtypur në shtypshkronjën “albPAPER”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRMBAJTJA

Kush është ASAG 

Kapitulli 1………………………………………………………..fq.5

• Misioni & Vizioni………………………………………………………………….fq.7

• Çfarë është moshimi?……………………………………………………………..fq.7

• Evenimentet ndërkombëtare kryesore……………………………………….fq.8

• Aktivitetet e ASAG…………………………………………………………………fq.8

• Gruaja e Moshuar…………………………………………………………………fq.10

Garancitë që ofron ligji për moshën e tretë 

Kapitulli 2…………………….fq.13

Vendosja e të drejtave të të moshuarve në kontekstin e duhur.

•Çfarë janë të drejtat e njeriut?…………………………………………………fq.14

• Cilat janë të drejtat e të moshuarve?……………………………………….fq.14

• Pse janë të rëndësishme promovimi dhe mbrojtja e

të drejtave të të moshuarve?………………………………………………..fq.15

• Cila është lidhja midis moshizmit, diskriminimit moshor dhe të

drejtave të të moshuarve?………………………………………………….fq.15

• Si dhunohen të drejtat e të moshuarve?…………………………………fq.15

• Çfarë është ligji për të drejtat e njeriut?………………………………….fq.16

• A është e mjaftueshme mbrojtja nëpërmjet ligjit

ekzistues ndërkombëtar dhe rajonal?……………………………………….fq.17

• A i ka mbrojtur ligji ekzistues ndërkombëtar të drejtat

e të moshuarve?…………………………………………………………………..fq.17

• Çfarë mbështetje politike ekziston për të drejtat e

të moshuarve?………………………………………………………………………fq.18

Evidentimi i mangësive ligjore për të moshuarit 

Kapitulli 3………………..fq.21

• Baza ligjore për të moshuarit në Shqipëri………………………………..fq.22

• Çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për të moshuarit?…..fq.22

• Të drejtat për përfi time të të moshuarve…………………………………..fq.23

• Organet kompetente që duhet të realizojnë të drejtat ligjore të

të moshuarve……………………………………………………………………..fq. 23

• Roli shtrëngues i shtetit në plotësimin e standardeve………….fq.24

• Funksionet e qëndrave rezidenciale dhe qëndrave ditore si dhe

ndryshimi mes tyre……………………………………………………………..fq.24

• Mosrealizimi i standardeve për të moshuarit……………………………fq.25

• Cilat janë shkaqet e mosplotësimit të standardeve si dhe Dokumentit

të Politikave Ndërsektoriale Për Moshën e Tretë, 2009-2013……..fq.27

• Mosrealizimi i statusit për të moshuarit…………………………………..fq.28

• Dështimi i projektligjit për të moshuarit, i hartuar në vitin 2004……fq.28

• Joefi çenca e Reformave të Administratës Publike…………………….fq.28

• Si zbatohen politikat sociale për të moshuarit në Kroaci,

Maqedoni dhe Serbi. Ku pozicionohet Shqipëria……………………..fq.29

• Hartimi i Projektligjit për Moshën e Tretë……………………………….fq.30

• Puna informale e të moshuarve……………………………………………..fq.40

• Diskriminimi i të moshuarve në prag të pensionit…………………….fq.44

• Mbi të drejtat e pacientit të moshuar………………………………………fq.50

• Roli i geriatrisë dhe gerontologjisë në përmirësimin

e kushteve shëndetësore për të moshuarit…………………………………fq.52

Rekomandime ligjore konkrete –

Kapitulli 5…………………………………..fq.57

5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush është ASAG

6

Moshë e re për të gjitha moshat

“Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e

moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues

dhe përfi tues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role

udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.”

Kofi Annan, Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara

1 tetor 1998

 

Misioni & Vizioni

ASAG, (Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat) është një organizatë

e pavarur,e cila punon për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të

gjitha moshat. Vizioni i saj është të punojë për të zgjeruar cilësinë e jetës

për të moshuarit nëpërmjet politikave sociale, advokacisë dhe shërbimit

komunitar.

Duhet theksuar, se ishte lëvizja Globale mbi Moshimin dhe veçanërisht Viti

1999, i cili u shpall nga OKB si Viti Ndërkombëtar i Njerëzve të Moshuar,

që infl uencoi edhe në krijimin më 28 Tetor 1999 të ASAG – Shoqëria

Shqiptare për të Gjitha Moshat, me mision që të punojë për disavantazhet

e të moshuarve në Shqipëri, veçanërisht të Gruas së Moshuar, për të

realizuar një përmirësim të qendrueshëm në cilësinë e jetës së tyre.

 

Çfarë është moshimi?

Moshimi është një sfi dë madhore për shek. 21, me të cilën po përballet

bota dhe efektet e tij po shfaqen në të gjitha aspektet e jetës individuale dhe

kolektive, në gjithë komunitetin ndërkombëtar. Tema e Ditës Botërore të

Shëndetit në Vitin Ndërkombëtar të Personave të Moshuar:”Të mplakurit

në mënyrë aktive, kjo është ajo që bën dallim”,njeh faktin se një faktor kyç

për të moshuarit, është që ata të vazhdojne të luajnë një rol në shoqëri. Të

plakurit aktivisht përfshin çdo dimension të jetës sonë, si atë fi zik, mendor,

social dhe shpirtëror. Ka shumë se çfarë mund të bëjë një individ, që ai

të mbetet aktiv dhe i shëndetshëm deri vonë në jetë. Një mënyrë jetese e

përshtatëshme, përfshirja në familje dhe shoqëri, mjedisi mbështetës për

një moshë të kaluar, të gjitha këto ruajnë mirëqënien.

Politikat, të cilat synojnë pakësimin e pabarazive sociale dhe varfërinë,

janë thelbësore për plotësimin e mbështetjes së individit drejt plakjes

aktive. Një detyrë e rëndësishme e Drejtuesve të Gerontologjise,do të jetë

që të punojnë krah për krah me njerëzit, duke i përfshirë në planifi kim,

edukim dhe në kujdes shëndetësor.Kjo për të përkrahur moshimin si një

kohë e plotë e mundësive të reja dhe të konfi gurojmë se moshimi aktiv

është alternativa kryesore për një moshim të suksesshëm. Pra, Moshimi

është një proces natyror dhe duhet mirëpritur, sepse ndryshe kishte për të

qenë një vdekje e parakohëshme. Kështu e gjithë shoqëria duhet ta marrë

me seriozitet këtë çeshtje për të zgjidhur me efi kasitet një problem të cilin

të gjithë e dimë që do të jetë një nga objektivat mbizotëruese të shekullit.

 

Evenimentet ndërkombëtare kryesore

Viti 1999 (Viti Ndërkombëtar i Njerëzve të Moshuar), ishte një vit i pasur

me aktivitete të ndryshme në të gjithë botën, që favorizoi krijimin e një rrjeti

të rëndësishëm ku janë përfshirë: politikëbërës, administratorë qëndrorë

dhe lokalë, institucione kërkimore, OJF, apo organizma të interesuar,

donatorë e biznesmenë, me pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Planet

e veçanta të Kombeve të Bashkuara, deklaratat e rezolutat, infl uencuan

në hartimin e dokumentit të quajtur “Strategies for a Society for All

Ages” (Strategjitë për një Shoqëri për të Gjitha Moshat).

Ndërkohëqë kishim”Viena International Plan of Action on Ageing,1982”

(Plani Ndërkombëtar i Vjenës për Veprim mbi Moshimin) si një instrument

të parë mbi moshimin, me qëllim forcimin e kapacitetit të shtetit dhe

shoqërisë civile për të marrë masa efektive që i adresohen zhvillimit

potencial dhe nevojave të varësisë së të moshuarve dhe njëkohësisht

përkrah bashkëpunimin rajonal dhe internacional.

Prill 2002 në Asamblenë e Dytë Botërore mbi Moshimin fi rmoset “

Dokumenti Politik & Plani Ndërkombëtar i Veprimit mbi Moshimin

nga gjithë shtetet anëtare të OKB si dhe nga Presidenti dhe Qeveria

Shqiptare.

 

Aktivitetet e ASAG

►Në 28 Tetor 1999 themelohet ASAG(Shoqëria Shqiptare për të Gjitha

Moshat) dhe më pas, në 9 dhjetor 1999, ASAG pranohet anëtare e

“Coalition’99 “ (koalicion ndërkombëtar)

►11 Mars 2000 krijohet rrjeti i koordinimit kombëtar, me 8 shoqata

që punojnë për moshën e tretë. Duhet theksuar se ky rrjet u krijua në

partneritet me Qëndrën Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, më

20 Prill 2000 ky rrjet, nën drejtimin e ASAG, organizon Konferencën e

Parë sensibilizuese “Mbrojtja e të Drejtave dhe Kontributeve të Njerëzve

të Moshuar”.

►Në vitin 2001 ASAG përzgjidhet në kuadrin e Vitit Ndërkombëtar

të Vullnetarëve, shpallur nga UN/AARP (program mbi moshimin) në

albumin botëror krijuar me këtë rast, bashkë me 7 vende të zhvilluara.

►7 Dhjetor 2001 – prezantohet Platforma Shqiptare “Drejt një Shoqërie

për të Gjitha Moshat”.

►3 Nëntori 2004 – shënon 5–vjetorin e ASAG, ku përurohet Qendra

“Komuniteti për të Gjitha Moshat” duke siguruar një bashkëpunim midis

Komitetit për Mundësi të Barabarta, Pushtetit Lokal, Biznesit, Banorëve

dhe Medias.

►Një vit më vonë, më 30 Tetor 2005,realizohet një takim i zgjeruar në

Hotel Tirana Internacional, me pjesëmarrjen e Z. Kosta Barka, Ministrit

të Punës dhe Shanseve të Barabarta, Institutit të Sigurimeve Shoqërore,

Pushtetit lokal, rrjetit “Një Shoqëri për të Gjitha Moshat”, Qendrës

Shtetërore të Geriartrisë dhe Gerontologjisë, individëve, personaliteteve

të shquara dhe medias, ku shpaloset botimi (sponsorizuar nga Banka

Botërore e Dhoma e Tregëtisë) “Deklarata Politike & Plani Ndërkombëtar

për Veprim mbi Moshimin” (Madrid 2002) të Asamblesë së dytë Botërore

të OKB. Nëpërmjet kësaj deklarate duhej të

nxitej edhe në Shqipëri vlerësimi për moshimin

nga pikëpamja demografi ke dhe përgatitja e

Strategjisë, Planit Kombëtar dhe ligjit duke

identifi kuar prioritete brenda Planit, si dhe duke

përfshirë të gjitha nivelet e shtetit në ngritjen e

strukturës kombëtare.

►Më 13 Qershor 2006 (Workshop) ASAG

bashkohet me Ditën Ndërkombëtare të Abuzimit

me të Moshuarit, ditë e cila organizohet për

herë të parë në botë nga INPEA, OBSH,

Federata Ndërkombëtare e Gerontologjisë

etj, në mbështetje të OKB për dokumentin

“Deklarata Politike & Planit Ndërkombëtar për

veprim mbi Moshimin”. Njëkohësisht fi rmoset

një Protokoll Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis ASAG, Qeverisë,

(Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Ministria

e Shëndetësisë, Integrimit) Pushtetit Lokal, Bashkisë, UNFPA dhe

Shoqatave të të Moshuarve.

►Ndërsa gjatë dy viteve (dhjetor 2006 – 2008) u realizuan 5 misione në

bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Kombëtare të

Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetsore dhe Prof.

Charles–Henri Rapin nga Universiteti i Gjenevës (Centre interfacultaire de

gerontology) Zvicër. Gjithashtu u kryen një sërë seminaresh rreth njohjes

së mjekut të familjes, studentëve të infermierisë, farmacistët, shoqatat, me

termat e gerontologjisë, si një shërbim i panjohur nga mjekësia shqiptare.

Ky ishte një hap i parë për ndërtimin e këtij shërbimi dhe në Shqipëri.

►Më 8 Mars 2008, nuk mungoi dhe “Workshop”, me sloganin “Çdo Grua

ka zë, (Invest in Older Women – It pays!”). Gjithashtu u kryen edhe disa

aktivitete me MPCSSHB dhe tema e ASAG ishte: Moshimi Aktiv dhe

Tregu i Punës, Synim i Gruas së Moshuar. Duhet të theksojmë faktin se

Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Zv/Ministrja, Marjeta Zaçe,

u përqëndruan tek gruaja e Moshuar dhe shpallën inicimin e Strategjisë

Kombëtare mbi Moshimin. Raporti i ASAG për 8 Marsin, botohet në

Newsleter IFA (International Federation of Ageing), për lirimin nga burgu

të 72 Grave, në bashkëpunim me TV NEWS 24 dhe deputeten Rajmonda

Stefa.

►Po në këtë vit, ASAG organizon “Task force e grave të Moshuara” si dhe

ndërmerr një aksion ndërbreznor me studentët e juridikut të Universitetit

“Luarasi” me temë; “Çrrënjosja e Varfërisë së të Moshuarve” dhe për

mungesën serioze të një kornize legjislative në favor të të moshuarve.

►Në vitin 2010 realizohet projekti për një strukturë moderne të qendrave

rezidenciale me asistencën e ekspertëve të OKB duke pasur parasysh se

në Shqipëri mungon struktura dhe legjislacioni në favor të këtij sistemi, i

cili ka mbetur me strukturat e vjetra (para viteve 1990), jashtë standarteve

bashkëkohore.

►Më 15 Qershor 2010, në Ditën Ndërkombëtare për ndërgjegjësimin e

Abuzimit me të Moshuarit, ASAG organizoi tryezën e donatorëve “Të

prevenojmë abuzimin dhe neglizhencën dhe të mbrojmë dinjitetin e të

Moshuarve”

►Përfundimisht, theksojmë se ASAG ka një kontribut unik sensibilizues në

median e shkruar dhe elektronike shqiptare, nëpërmjet artikujve, tryezave,

diskutimeve, pjesëmarrjes së aktorëve të rëndesishëm kombëtarë si dhe

me një përfaqësim dinjitoz në organizma kombëtare dhe ndërkombëtare,

duke kontribuar me raporte dhe artikuj të ndryshëm.

Gruaja e Moshuar

Tashmë është gjerësisht e pranuar që arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi

i grave është një e drejtë njerëzore me konseguenca shtrirjeje të gjerë për

jetën e grave dhe vajzave të varëfra në gjithë botën. ASAG ka qënë i

vetmi zë për gruan e moshuar në Shqipëri. Të gjithë jemi koshientë për

gjendjen e rëndë në të cilën ishte gruaja e moshuar, jo vetëm gjatë viteve

të izolimit, në punën e papaguar me turne, kushtet e punës dhe të jetesës,

por edhe në vitet e tranzicionit ajo po përballet me fenomenet e vështira

të gjakmarrjes, trafi kimit, krimit, fëmijëve jetimë, diskriminimit në punë,

shërbime, pension, etj.

Në të gjitha diskutimet dhe iniciativat globale është afi rmuar se gratë e

brezit të tretë janë faktor i ndryshimeve, i zhvillimit e zgjidhjeve krijuese

ditore, i nxitjeve dhe shërbimit si shtyllë e mbështetjes së familjes dhe

komunitetit të tyre.

Pabarazi gjinore janë aspektet e ndryshme të diskriminimit me të cilat

përballet gruaja e moshuar pjesërisht dhe gratë në përgjithësi. Në artikuj

të ndryshëm janë diskutuar aspektet e menopauzës dhe depresionit tek

gratë e moshuara dhe konkluzioni ka qenë që ky fenomen nuk është

universal, as problem hormonal, por ndryshimet socio-kulturore në stadet

e ndryshme të jetës së gruas. Ende gratë fi tojnë më pak se burrat dhe janë

përqëndruar në punë të paguara më pak. Gjithashtu e ndërpresin karrierën

e tyre për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe anëtarët e familjes. Në fakt,

futja e grave në punën e paguar, shumë rralle i çliron ato nga përgjegjësitë

e punës shtëpiake dhe kjo barrë e dyfi shtë shpesh rëndon mbi shëndetin e

tyre. Meqë gratë jetojnë më gjatë se burrat, ato kanë më shumë mundësi

të mbeten të veja dhe ky është një prej faktorëve kryesorë që lidhen me

varferinë, vetminë dhe izolimin.

Planet ndërkombëtare të veprimit, të hartuara në konferencat botërore të

OKB-së, i inkurajojnë vendet të rishikojnë kuadrin ligjor, për të eliminuar

diskriminimin midis burrit dhe gruas. Çështjet e mbuluara prej tyre,

përfshijnë akses të barabartë në arsim për djemtë dhe vajzat, luftimin e

çdo diskriminimi ndaj vajzave dhe eliminimin e praktikave tradicionale

negative. Shumë prej këtyre ndërhyrjeve të herëshme të pabarazisë do

të vendosin trajektore, më qëllim që të çojne më teper drejt një plakje të

shëndetëshme dhe aktive.

Situata kërkon një bashkëpjesëmarrje strategjike lokale dhe zhvillimin e

përgjegjësive për shumë vendimarrje në çeshtjet lokale në Shqiperi, që

zëri i grave të dëgjohet në planifi kimin dhe shpërndarjen e shërbimeve, të

cilat aktualisht kanë dështuar në adresimin e nevojave të tyre.

12

 

Garancitë që ofron ligji për moshën e tretë

 

Të moshuarit kanë të njëjtat të drejta si çdokush tjetër. Të gjithë ne

kemi lindur të barabartë dhe kjo s’duhet të ndryshojë kur plakemi.

Edhe pse duhet të jetë kështu, në përgjithësi të drejtat e të moshuarve

zënë shumë pak vend në kuadrin e legjislacionit ndërkombëtar.

Pavarësisht ekzistencës së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të

moshuarit nuk pasqyrohen në mënyrë eksplicite në ligjet ndërkombëtare që

kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të cilat detyrojnë ligjërisht qeveritë të

zbatojnë të drejtat e të gjithë njerëzve. Vetëm një konventë ndërkombëtare

mbi të drejtat e njeriut (Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave

të të gjithë punonjësve emigrantë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre) do të

sanksiononte mungesën e diskriminimit moshor. Nga ana tjetër, ekzistojnë

angazhime mbi të drejtat e të moshuarve, siç është Plani Ndërkombëtar

i Veprimit në Madrid (MIPAA). Megjithatë, këto angazhime nuk janë

ligjërisht të detyrueshme dhe për këtë arsye ato vetëm ushtrojnë një detyrim

moral mbi qeveritë për t’i implementuar.

Zhvillimi i një konvente të re mbi të drejtat e të moshuarve është i

domosdoshëm, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i të drejtave të të

moshuarve. Me një konventë të re të Kombeve të Bashkuara (KB), si dhe

me asistencën e një Raportuesi Special, qeveritë mund të kenë një kuadër të

qartë ligjor, drejtim dhe mbështetje, çka do t’u mundësojë atyre zbatimin e

të drejtave të të moshuarve në një shoqëri që po shkon drejt plakjes.

Ndryshimi demografi k do të çojë në një numër të paprecedent të të

moshuarve në mbarë botën dhe ata do të dëmtohen direkt nga diskriminimi

i moshës dhe moshizmi. Prandaj është e rëndësishme rritja e presionit mbi

qeveritë dhe shoqërinë si një e tërë për t’u përgjigjur. Forcimi i të drejtave

të të moshuarve është përgjigja e vetme më e mirë. Edhe pse zhvillimi i

një konvente të Kombeve të Bashkuara miratohet nga qeveritë, suporti nuk

mund të arrihet pa përkrahjen dhe advokacinë e të moshuarve. Një rol kyç

që kjo të ndodhë, luajnë organizatat e shoqërisë civile, të cilat gjithashtu

mund t’u kërkojnë llogari qeverive për vendimet e ndërmarra. Kjo është

arsyeja që shoqëria ka nevojë për përfshirjen aktive të të moshuarve.

 

Vendosja e të drejtave të të moshuarve në kontekstin e duhur

Çfarë janë të drejtat e njeriut?

Të drejtat e njeriut janë të drejtat që u atribuohen njerëzve thjesht për faktin

se ata janë qenie njerëzore, pavarësisht moshës, nënshtetësisë, kombësisë,

racës, gjuhës, gjinisë, seksualitetit ose aftësive. Kur këto të drejta të

qenësishme respektohen, njerëzit mund të jetojnë me dinjitet dhe barazi, të

lirë nga diskriminimi.

Të drejtat e njeriut janë universale, të pranuara gjerësisht dhe kryesore

në kuptimin tonë mbi njerëzimin. Koncepti i të drejtave njerëzore është

zhvilluar përgjatë kohës dhe e ka origjinën në një sërë traditash fi lozofi ke,

morale, religjioze dhe politike. Nuk ka një hartëzim historik lidhur me

evoluimin e të drejtave në kuptimin që ne kemi për to sot. Kjo është ajo që

u jep të drejtave kuptimin universal të tyre.

Cilat janë të drejtat e të moshuarve?

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut deklaron në artikullin I se “të

gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta për sa i përket dinjitetit

dhe të drejtave”. Kjo barazi nuk ndryshon me kalimin e moshës: të moshuarit,

burra ose gra, kanë të njëjtat të drejta sikurse personat më të rinj se ata.

Të drejtat e të moshuarve nuk janë përfshirë ende specifi kisht në konventat

ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mbi aspekte të tilla, si: të drejtat

ekonomike, sociale, qytetare, kulturore dhe politike. Shembujt përfshijnë

të drejtën për mbrojtje të barabartë përpara ligjit, të drejtën mbi pronën, të

drejtën për arsimim, të drejtën për të punuar dhe të drejtën për të marrë pjesë

në qeveri.

Disa të drejta mund të kenë më shumë lidhje me pleqërinë, krahasuar me

periudhat e tjera të jetës, p.sh. e drejta për sigurime shoqërore në formën

e një pensioni. Disa herë një e drejtë që mund të ketë qenë respektuar kur

dikush ishte i ri, mund të mos jetë po aq protektive në moshë të thyer, psh. e

drejta për akses të përshtatshëm ndaj shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Pse janë të rëndësishme promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të të

moshuarve?

Të drejtat e njeriut i ndryshojnë jetën për mirë popullatës. Mbrojtja e të

drejtave të të moshuarve do të shërbejë për t’u mundësuar atyre një jetë

dinjitoze dhe të sigurt, si anëtarë të barabartë të shoqërisë.

Diskriminimi ndaj çdo grupi të shoqërisë është i papranueshëm. Me plakjen

e shpejtë të popullsisë, përshkallëzohet edhe prevalenca e diskriminimit

moshor, duke e bërë kështu të domosdoshëm adresimin e çështjeve

themelore të diskriminimit. Trajtimi me respekt i të moshuarve dhe në

kushte të njëjta me të rinjtë, mundëson të gjithë individët që të marrin pjesë

dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tyre personal. Është e rëndësishme të

kujtohet që të rinjtë e sotëm do të jenë të moshuarit e së nesërmes.

Cila është lidhja midis moshizmit, diskriminimit moshor dhe të

drejtave të të moshuarve?

Moshizmi nënkupton një konotacion stereotipik paragjykimesh

diskriminuese lidhur me moshën e individit. Diskriminimi moshor ndodh

kur dikush trajtohet ndryshe për shkak të moshës së tij. Moshizmi dhe

diskriminimi moshor mund të rezultojnë në dhunim të të drejtave të të

moshuarve. Ata vazhdojnë të diskriminohen në të gjitha nivelet e shoqërisë:

nga individët dhe institucionet, përmes politikave lokale apo kombëtare,

sikurse në sektorin e biznesit.

Është e rëndësishme të kujtojmë që të moshuarit nuk janë një grup homogjen.

Burrat dhe gratë plaken në mënyra të ndryshme dhe diskriminimi që ata

përjetojnë, shpesh është multidimensional, bazuar jo vetëm në moshë, por

edhe në faktorë të tjerë, si: gjinia, origjina etnike, vendi ku banojnë, aftësitë

e kufi zuara, varfëria, seksualiteti ose niveli i shkollimit.

Si dhunohen të drejtat e të moshuarve?

Të drejtat e të moshuarve dhunohen në mënyra të ndryshme, ku

përfshihen:

• E drejta e të moshuarve për të qenë të lirë nga diskriminimi

Të moshuarve, burra dhe gra, shpesh u mohohet aksesi ndaj shërbimeve,

punëve ose trajtohen pa respek t për shkak të moshës së tyre dhe faktorëve të tjerë si gjinia ose aftësitë e kufi zuara.

• E drejta e të moshuarve për të qenë të lirë nga dhuna

Të moshuarit, burra dhe gra, shpesh janë subjekt i abuzimit, si ai verbal,

seksual, psikologjik dhe fi nanciar.

• E drejta e të moshuarve për siguri sociale

Shumë të moshuar nuk kanë mbrojtje fi nanciare, siç janë pensionet

apo forma të tjera të sigurimeve shoqërore. Mungesa e sigurimit të një

minimumi të ardhurash, mund t’i çojë të moshuarit dhe familjet e tyre në

varfëri.

• E drejta e të moshuarve për shëndet

Të moshuarit, për shkak të moshës, mund të mos marrin kujdesin e duhur

shëndetësor dhe social. Atyre mund t’u mohohet trajtimi ose mund të

marrin shërbime të pamjaftueshme.

• E drejta e të moshuarve për të punuar

Shpeshherë të moshuarit konsiderohen si “jo të aftë për t’u punësuar” për

shkak të moshës së tyre. Ky është dhunim i të drejtave të njeriut, pasi

çdokush ka të drejtë që të punësohet përsa kohë që e konsideron veten të

aftë për punë. Për më tepër, të moshuarit mund të detyrohen të ndërpresin

punën për shkak të arritjes së moshës së pensionit.

• E drejta e të moshuarve për të patur pronë dhe për ta trashëguar atë

Në shumë pjesë të botës, ligjet mbi trashëgiminë, mohojnë të drejtën

e grave, të çdo lloj moshe, të zotërojnë ose trashëgojnë pronën, kur

bashkëshorti i tyre vdes. Anëtarët e familjes shpesh detyrojnë me forcë

vejushat të heqin dorë, ose ia konfi skojnë pronën, duke përbërë kështu një

dhunim të të drejtave të tyre mbi pronësinë e barabartë, menaxhimin dhe

shitjen e pasurisë.

Çfarë është ligji për të drejtat e njeriut?

Ligji për të drejtat e njeriut siguron një sistem i cili kodifi kon të drejtat e

njeriut dhe i bën ato të detyrueshme për t’u zbatuar. Ai lidhet kryesisht me

marrëdhënien midis shtetit dhe individit. Ligji ndërkombëtar për të drejtat

e njeriut është i përbërë nga një numër traktatesh, që zakonisht quhen

konventa ose marrëveshje. Këto njihen si ligjet “e rrepta”, sepse kur një

vend anëtar i BE-së ratifi kon një traktat, ky bëhet ligjërisht i detyrueshëm

për këtë vend. Kjo do të thotë që vendet anëtare duhet të rishikojnë ligjet

e tyre në të njëjtën linjë me traktatin dhe të njohin politikat dhe programet

për të zbatuar pjesë të ndryshme të traktatit. Traktati quhet i dhunuar, nëse

vendi anëtar dështon në përshtatjen e ligjeve në të njëjtën linjë me të.

Çdo traktat ka një sistem monitorimi, zakonisht në formën e një komiteti

me ekspertë të pavarur. Shtetet që kanë ratifi kuar një traktat, raportojnë

rregullisht tek ky komitet mbi progresin e tij në zbatimin e dispozitave.

Komiteti ekzaminon këto raporte dhe bën rekomandimet se si vendi anëtar

mund të zbatojë më mirë traktatin. Gjithashtu, shumica e komiteteve

mund të ekzaminojnë dhe investigojnë ankesat individuale mbi dhunimin

e të drejtave.

Nga ana tjetër ka edhe një pjesë të ligjit që merret me trajtimin e të

moshuarve, ku bëjnë pjesë Parimet e Kombeve të Bashkuara për të

Moshuarit (1991) dhe Plani Ndërkombëtar i Veprimit të Madridit (MIPAA

2002). Megjithëse të drejtat e njeriut përforcojnë rekomandimet e këtyre

ligjeve “të buta”, ato nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Shtetet janë më

shumë nën një obligim moral se sa ligjor për të ndjekur këto rekomandime.

Raporti i vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara në MIPAA në vitin

2007, tregoi angazhime të parregullta të qeverive për zbatimin dhe

rishikimin e tyre, sikurse një përfshirje të parregullt të të moshuarve në

këtë proces .

A është e mjaftueshme mbrojtja nëpërmjet ligjit ekzistues

ndërkombëtar dhe rajonal?

Të drejtat e të moshuarve mbrohen në një kuptim të përgjithshëm nëpërmjet

ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Deklarata Universale e të

Drejtave të Njeriut aplikohet për njerëzit e të gjitha moshave. Si Marrëveshja

Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (IÇPR 1996), ashtu

edhe Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe

Kulturore (ICESCR 1996) aplikohen tek çdo person pavarësisht moshës

së tyre.

Megjithatë, kjo mbrojtje nuk është e mjaftueshme. Pavarësisht nga ndonjë

përjashtim (mbi punëtorët emigrantë dhe familjet e tyre), konventat

ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut nuk shprehen specifi kisht se

diskriminimi moshor nuk duhet lejuar. Gjithashtu edhe ligjet rajonale mbi

të drejtat nuk mbrojnë në mënyrë sistematike ose të hollësishme të drejtat

e të moshuarve.

Kjo mungesë e dispozitës ligjore mbi të drejtat e njeriut njihet si një

“hendek normativ”. Në ligjin ekzistues të të drejtave të njeriut, ka një

numër të hendekëve normativë të cilët nuk janë adresuar në ligjin ekzistues

mbi të drejtat e njeriut, aspekte të jetës së të moshuarve, si p.sh: standardet

ndërkombëtare mbi të drejtat e komunitetit, që lidhen me elementë të

kujdesit afatgjatë, si për atë që ushtron kujdesin, ashtu edhe për atë që

e merr atë; planifi kime ligjore për të moshuarit; si dhe heqja e moshës

së detyrueshme për pension. Gjithashtu, një vëmendje urgjente kërkon

barazia dhe kapaciteti ligjor para ligjit për gratë dhe burrat e moshuar që

janë nën kujdestari.

Veç kësaj, standardet që mbrojnë të drejtat e të moshuarve janë vendosur

në marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale. Parashtrimi

i këtyre dispozitave së bashku në një tekst të vetëm, sikurse është bërë

në mënyrë të suksesshme për të drejtat e grave, fëmijëve dhe personave

me aftësi të kufi zuara, do të paraqiste në mënyrë të qartë si natyrën e të

drejtave të të moshuarve, ashtu edhe përgjegjësitë e nevojshme për t’i

mbrojtur ata.

A i ka mbrojtur ligji ekzistues ndërkombëtar të drejtat e të moshuarve?

Praktikisht, të drejtat e burrave dhe grave të moshuara, nuk janë adresuar në mënyrë të përshtatshme, ose nuk janë mbrojtur nëpërmjet sistemit të të

drejtave të njeriut.

Kjo është njohur si një “hendek implementimi”. Grupet që bëjnë

monitorimin e angazhimeve mbi të drejtat e njeriut, rrallë herë pyesin për

të drejtat e të moshuarve. Nga ana tjetër, edhe vendet anëtare të Kombeve

të Bashkuara, rrallë herë përfshijnë të moshuarit në raportet që u paraqitin

grupeve të monitorimit. Gjithashtu, të moshuarit refl ektohen shumë pak

në sistemin e Rishikimit Periodik Universal, ku çdo vend anëtar i KB

i raporton Këshillit të të Drejtave të Njeriut të dhënat mbi të drejtat e

njeriut në vendin e tij.

Ekzistenca e vazhdueshme e diskriminimit moshor dhe moshizmit në ligjet,

politikat dhe praktikat kombëtare, është një shenjë që tregon se qeveritë

kanë dështuar në inkorporimin adekuat të të drejtave të të moshuarve në

ligjet, buxhetet dhe programet e tyre.

Çfarë mbështetje politike ekziston për të drejtat e të moshuarve?

Në nivel rajonal, mbështetja politike mbi mekanizmat e rinj të të drejtave

të njeriut është duke u rritur. Shtetet e Amerikës Latine janë duke punuar

aktivisht për zhvillimin e një konvente rajonale mbi të drejtat e të

moshuarve. Komisioni Afrikan po përgatit një protokoll të ri mbi të drejtat

e të moshuarve në Kartën Afrikane mbi të drejtat e njeriut. Krijimi i një

grupi të ri mbi të drejtat e njeriut sipas Kartës së Shoqatës së Kombeve

Aziatike Jug-lindore (ASEAN) mund të sigurojë një mundësi për t’i marrë

në konsideratë të drejtat e të moshuarve në Azinë Jug-lindore.

Gjithashtu, brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ka një debat në

rritje mbi të drejtat e të moshuarve. Komiteti që monitoron zbatimin e

CEDAW–së (Konventa mbi Eliminimin e të gjitha llojeve të Diskriminimit

Kundra Grave) ka krijuar një grup pune për hartimin e një rekomandimi

të ri të përgjithshëm mbi të drejtat e grave të moshuara. Ky grup do të

sigurojë një “guidë” raportimi të vendeve anëtare për mënyrën se si ata

mund të mbrojnë më mirë të drejtat e grave të moshuara dhe do të inkurajojë

raportime më sistematike. Komiteti Konsultativ në Këshillin e të Drejtave

të Njeriut i ka vendosur të drejtat e të moshuarve si një çështje prioritare

dhe në vitin 2010 prezantoi rekomandimet praktike se si mund ta mbrojë

më mirë këtë grupmoshë. Sekretari i Përgjithshëm përgatiti raportin mbi

të drejtat e të moshuarve që u paraqit në Asamblenë e Përgjithshme të

Kombeve të Bashkuara në vitin 2010.

19

Të ndryshojmë jetën, të

Evidentimi i mangësive ligjore për të moshuarit

 

Baza ligjore për të moshuarit në Shqipëri

Në legjislacionin shqiptar, standardet e shërbimeve1për të moshuarit shërbejnë si një instrument bazë për sigurimin dhe matjen e cilësisë

së shërbimeve dhe garantimin e ushtrimit të të drejtave të të

moshuarve në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Deklaratën Politike

dhe Planin Ndërkombëtar të Veprimit mbi Moshimin, Madrid 2002, Kartën

Sociale Europiane (të rishikuar) dhe rekomandimet e Këshillit të Europës.

Në fakt, këto standarde rregullojnë problematikën e të moshuave nëpërmjet

ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”(të

ndryshuar), akteve nënligjore “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit

shoqëror për të moshuarit në qendrat rezidenciale” dhe “Për standardet e

shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat ditore”2 ,si

dhe udhëzimit “Për zbatimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit

shoqëror për të moshuarit në qëndrat rezidenciale dhe qëndrat ditore”.

Duhet të theksojmë se ligji “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, nuk

rregullon në mënyrë të posaçme të gjitha problematikat që evidentohen

për të moshuarit3 . Ndërkohë është parë e nevojshme nga qeveria shqiptare

aplikimi i standardeve duke vendosur rregulla për cilësinë e shërbimeve, të

cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve

në institucionet publike dhe në shërbimet e ngritura nga organizatat

jofi timprurëse (OJF) dhe nga ofrues të tjerë privatë. Këto standarde janë

mbështetur në paketën e Standardeve të Përgjithshme të Shërbimeve, të

cilat janë miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ndihmojnë

strukturat e qeverisjes vendore në përmbushjen e funksioneve të reja, si:

plotësimi i nevojave sociale të komunitetit, vendimmarrja për ngritjen e

shërbimeve, sigurimi i fondeve të nevojshme, kontraktimi me ofruesit e

shërbimeve etj. Këto nisma ligjore në lidhje me personat e moshuar nuk

duhet të vijnë në kundërshtim me detyrimet e konventave për të drejtat e

njeriut dhe duhet të harmonizohen me Planin Ndërkombëtar për Veprim

mbi Moshimin dhe instrumentat e tjerë ndërkombëtarë.

Çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për të

moshuarit?

Rolin kryesor për të bërë të mundur realizimin dhe ndihmën për të moshuarit,

e ka shteti. Kjo gjë përcaktohet qartë në Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë në nenin 59/e të saj, ku thuhet: “Shteti, brenda kompetencave

kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të

përgjegjësisë private, synon: përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit,

jetimët dhe invalidët…

Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të

kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në

të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave”. Kushtetuta në

nenin 100/5 të saj i jep të drejtën Këshillit të Ministrave të nxjerrë vendime

dhe udhëzime. Gjithashtu pika 4 e nenit 102 të Kushtetutës së Republikës1 VKM nr.658, datë 17.10.2005 per “Standardet e shërbimeve shoqërore”. së Shqipërisë i jep të drejtën ministrit që, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, të drejtojë nën përgjegjësinë e tij

veprimtarinë që ka në kompetencë, të nxjerrë urdhra dhe udhëzime.

Të drejtat për përfi time të të moshuarve

Për kategorinë e jetimëve dhe të invalidëve kemi ligje të pocaçme ku

përcaktohet qartë mënyra e realizimit të objektivave sociale4. Nga ana

tjetër, të moshuarit nuk kanë një ligj të tillë, por ata trajtohen si individë

dhe grupe në nevojë e të varfër, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin

e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive për shkak të paftësive dhe

mundësive të kufi zuara ekonomike, fi zike, psikologjike e shoqërore,

pa dalë nga konteksti i qëllimit që ka ligji “Për ndihmën dhe shërbimet

shoqërore”5. Sipas ligjit të mësipërm “Person i moshuar”, është personi që

ka arritur moshën e pensionit të pleqërisë, sipas legjislacionit në fuqi6, që

kanë të drejtë të përfi tojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbime shoqërore7

krahas fëmijëve, të rinjve, personave me aftësi të kufi zuar, grave, vajzave

në nevojë, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet

në nevojë. Të moshuarit mund të përfi tojnë edhe ndihmë ekonomike

brenda kategorive që përcakton ligji si “familjet në nevojë”; “Prindërit

me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve

në nevojë”, “Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën

e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të

mbrojtjes”8.

Organet kompetente që duhet të realizojnë të drejtat ligjore të të

moshuarve

Këshilli i Ministrave dhe Ministritë e linjës janë organet kryesore

kompetente që duhet të përmbushin objektivat socialë në përkujdesjen

dhe ndihmën për të moshuarit. Në këtë angazhim madhor ofrojnë

shërbimet e tyre Ministria e Punës, Shërbimi Social Shtetëror, Ministria

e Shëndetësisë dhe strukturat vendore për vlerësimin e kapaciteteve,

Inspektorati i shërbimeve, për të vlerësuar shërbimet dhe për të matur

arritjen e kërkesave të caktuara të standardeve që ofrohen në qendrat

rezidenciale për të moshuarit; strukturat e qeverisjes vendore, për të

përmbushur funksionet e reja që lidhen me plotësimin e nevojave sociale

të komunitetit, identifi kimin dhe vlerësimin e tyre, planifi kimin dhe

alokimin e fondeve përkatëse për ngritjen dhe mbështetjen e shërbimeve

ekzistuese për të moshuarit; nuk përjashtohen edhe institucionet publike

të përkujdesit, OJF-të dhe ofruesit privatë si instrumente në procesin

e realizimit të shërbimeve rezidenciale; institucionet akademike dhe

organizatat e përfshira në veprimtari arsimore e trajnuese, studiues të fushës

shoqërore etj. Zbatimi i standardeve kryhet nëpërmjet akteve nënligjore si

rregullore, statuse, udhëzues të nxjerrë nga Ministria e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta apo Shërbimi Social Shtetëror. Në nenin

18 të ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” thuhet se: “Ministria

përgjegjëse për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore, harton

standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror dhe kontrollon zbatimin

e tyre. Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror miratohen me

vendim të Këshillit të Ministrave”.

Roli shtrëngues i shtetit në plotësimin e standardeve

Nuk duhet harruar fakti se këto standarde vendosin edhe rregulla për

cilësinë e shërbimeve, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga

të gjithë ofruesit e shërbimeve në institucionet publike dhe në shërbimet

e ngritura nga organizatat jofi timprurëse (OJF) si dhe nga ofrues të tjerë

privatë9. Funksioni shtrëngues dhe kontrrollues i shtetit u jep këtyre

rregullave karakter rregullues më efi kas përsa i përket zbatueshmërisë

së standardeve, si dhe plotësimit të detyrave që burojnë nga procesi i

stabilizim-asocimit dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nga ana

tjetër, ASAG konstaton se plotësimi i standardeve është në nivelet më

të ulëta, duke qënë se qëndrat ditore janë të limituara në Shqipëri.Në

Tiranë numërohen vetëm 5 qëndra ditore, të cilat kanë mangësi serioze në

plotësimin e kushteve për të moshuarit, ndërsa shumë minibashki nuk kanë

qëndra ditore. Gjithashtu qëndrat rezidenciale janë të pakta në numër dhe

nuk plotësojnë kërkesat e shumta të të moshuarve, që shpesh herë braktisen

apo dhunohen nga familjarët apo persona të tjerë10.

Funksionet e qëndrave rezidenciale dhe qëndrave ditore si dhe

ndryshimi mes tyre

► Standardet e shërbimeve për të moshuarit në qendrat ditore nuk kanë

ndryshime thelbësore nga praktika e shërbimeve që ofrohen në qendra

rezidenciale. Standardet e shërbimeve rezidenciale kryejnë shërbime si:

informacioni dhe vizita paraprake për të moshuarit; vlerësimi paraprak i

nevojave të të moshuarve dhe mundësive që ofron qendra e shërbimeve. Ky

standard siguron që të moshuarit të banojnë në banesë të ngjashme me një

shtëpi dhe ku ofrohen shërbimet që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre:

Kujdesi shëndetësor dhe mjekimi sipas planit individual të të moshuarit;

respektimi i intimitetit dhe dinjitetit, respekti për jetë sociale në qendër dhe

lidhje me komunitetin ku të moshuarve duhet t’u sigurohet intimiteti dhe

dinjiteti i nevojshëm për higjienën personale, duke iu ofruar ndihmë me

ngrohtësi, durim dhe respekt; respekti për çastet e fundit të jetës dhe për

vdekjen e të moshuarve; jeta sociale në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin,

pasi të moshuarit kanë të drejtë të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në

aktivitete familjare dhe të komunitetit; autonomi dhe zgjedhje për të nxitur

pjesëmarrjen e banorëve për marrjen e vendimeve personale, si dhe në jetën

e shtëpisë; vaktet e ngrënies dhe orari i tyre; Mbrojta e të drejtave të të

moshuarve; shmangia e abuzimit dhe procesi i ankimimit. Të moshuarit

gëzojnë të gjitha të drejtat ligjore, mbrohen nga llojet e ndryshme të

abuzimeve; Shtëpia, mjediset e banimit dhe pajisjet e saj; Personel i

mjaftueshëm dhe i kualifi kuar për kryerjen e shërbimeve. Të moshuarit

duhet të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme nga personel i kualifi kuar si

dhe ruajtja e dokumentacionit dhe procedurat fi nanciare11 . Standardet duhet

të përdoren si mjet gradual për të përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve

dhe për të refl ektuar cilësinë e kërkuar të tyre.

► Nga ana tjetër, për shërbimet ditore janë identifi kuar dhe përcaktuar

11 standarde. Standardet mbulojnë fushat kryesore të veprimtarisë së të

moshuarve, përfi tues të një shërbimi ditor, si: informacioni për shërbimin

dhe vizita paraprake; vlerësimi i nevojave për kujdes social, shëndetësor

e mjekim; respektimi i intimitetit, dinjitetit dhe e drejta për jetë sociale

në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin; autonomia dhe e drejta e zgjedhjes;

mbrojtja e të drejtave të klientëve; trajtimi ushqimor, shmangia e abuzimit;

mjedisi i qendrës dhe pajisjet; personeli, kualifi kimi dhe përgjegjësitë e

tyre, si dhe administrimi fi nanciar i shërbimit. Sipas Vendimit të Këshillit

të Ministrave nr 823, “Standardet janë konceptuar si standarde minimale

të cilësisë”, që përcaktojnë standardin që kërkohet të realizohet, i cili

shoqërohet edhe me rezultatet që duhet të arrihen gjatë zbatimit të tij12 .

Më tej përcaktohen kriteret për vlerësimin e standardit, si dhe treguesit për

matjen e cilësisë së zbatimit. Ndryshimi midis dy llojeve të shërbimit është

se në qëndrat ditore nuk përfshihen standardet që lidhen me vendosjen dhe

akomodimin rezidencial, shërbimin gjatë natës, vdekjen dhe respektimin e

riteve mortore, etj.

Mosrealizimi i standardeve për të moshuarit

Nga verifi kimet që kreu ASAG në Mnistrinë e Punës, Çështjeve Sociale

e Shanseve të Barabarta, konstatoi se pilotimi njëvjeçar i cili synonte

pasurimin e standardeve me elemente të reja në bazë të përvojës më të mirë

që duhej të arrihej në terren, nuk ishte realizuar. Për pasojë, nuk u arrit të

shiheshin rezultatet konkrete mbi punën që u krye për implementimin e

këtyre standardeve13 . Kjo gjë jo vetëm që nuk u dha mundësinë aktorëve,

që të kuptonin realisht cilësinë e punës së kryer, por nuk mundën dot të

plotësonin me elementë të rinj të domosdoshëm këto standarde. Për rrjedhojë,

të moshuarit në Shqipëri janë ata që kanë një kosto fi zike, ekonomike dhe

psikologjike, duke mos ua plotësuar të drejtat që ligji parashikon në mënyrë

të qartë dhe eksplicide.

Cilat janë shkaqet e mosplotësimit të standardeve si dhe Dokumentit

të Politikave Ndërsektoriale për Moshën e Tretë, 2009-2013

► Në kohët e sotme, specialisti nuk mund t’i bëjë të gjitha. Specialisti i

menaxhimit të politikave shoqërore duhet të dijë të përdorë burimet njerëzore

(specialistët e fushës), duke marrë parasysh ndarjen e funksioneve në bazën

e modelit të ndihmës sipas nevojave. Strukturat shoqërore, shtetërore dhe Sociale dhe Shanseve të Barabarta. ndërkombëtare bëjnë një përzijerje të specialistit të zbatimit me atë të

vlerësimit, që është një problem pak a shumë i njëjtë me atë të qeveritarit

të dypunësuar e për rrjedhojë bëhet konfl ikt interesash, kurplanifi kimi dhe

zbatimi i plan-veprimit duhet të bëhet vetëm nga specialistë të fushës. Në

mënyrë të veçantë, vlerësimi i programit duhet të jetë i ndarë nga zbatimi

që të mos humbim paanësinë, aq të nevojshme në vlerësimin e suksesit.

Një model i tillë që shkon që nga zbulimi i nevojave deri tek vlerësimi

dhe rishikimi i planeve, na lejon përvijëzimin e politikave dhe jo vetëm

sigurojnë sukses, por edhe janë të ndjeshme ndaj nevojave lokale14 .

►Në një mënyrë joprofesionale, Dokumenti i Politikave Ndërsektoriale

për Moshën e Tretë është përgatitur nga Drejtoria e Shanseve të Barabarta

në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ky

ka qënë shkaku kryesor që ky plan ka dështuar dhe nuk është realizuar

në pjesën më të madhe të tij. Në fakt dokumenti duhej të përgatitej nga

Drejtoria e Politikave të Shëbimeve Sociale15 , e cila ka kompetencën e

duhur pasi njeh qartë kapacitetet dhe infrastrukturën që nevojiten për të

hartuar një dokumnet efi kas, si dhe për të realizuar implementimin e tij.

►Mungesa e burimeve njerëzore është një shkak tjetër që pengon

realizimin konkret të standardeve për të moshuarit. Kjo do të thotë që

personat të cilët janë kompetentë (specialistët e fushës) për të kryer

shërbimet, ashtu siç edhe parashikohet në mënyrë specifi ke në pjesën e

zbatimit të kritereve ligjore(sipas akteve nënligjore16), nuk kanë qënë të

trajnuar.

►Mungesa e fondeve e ka “paralizuar”këtë proces duke anashkaluar një

nga hallkat kryesore, atë të zbatimit të rregullit të vendosur nga autoriteti,

me qëllim plotësimin e standardit dhe realizimin e objektivave. Në shumë

njësi bashkiake në Tiranë, fondet për të moshuarit pothuaj mungojnë. Disa

prej OJQ-ve që duhet të ndërmarin nisma për të nxitur fonde nga bizneset

apo organizma të ndryshme, kanë humbur besueshmërinë për shkak të

mostranparencës në shfrytëzimin e këtyre fondeve16.

►Të moshuarit duhet të kërkojnë më shumë në lidhje me të drejtat e tyre.

Mungesa e informacionit në lidhje me të drejtat që ata disponojnë, i ka bërë

të mos reagojnë dhe të mos pozicionohen si një grup unik, që përpiqet të

gjejë të gjitha format demokratike të reagimit qytetar, duke u bërë presion

aktorëve përgjegjës, me qëllim realizimin e të drejtave që u takojnë me

ligj (akte nënligjore). Nga ana tjetër organet e posaçme duhet të japin

informacion në nivel qëndror dhe vendor për veprimtarinë, kontributin

dhe gadishmërinë e këtyre personave për t’u përfshirë aktivisht në shoqëri,

pasi në këtë drejtim është vepruar pjesërisht18.

►Kapacitetet admnistratve kanë mangësi evidente, sidomos në mosbërjen në kohë dhe në mënyrë objektive të planifi kimeve si dhe mungesa

e burimeve fi naciare19.

►Ministritë ndërmjet tyre, si dhe pushteti lokal nuk harmonizojnë veprimet

për të bërë të mundur realizimin me sukses të standardeve. Ato duhet të

ndjekin politika ku të mbizotërojë fryma e bashkëpunimit në lidhje me

zbatimin e rregullit dhe të objektivave socialë. Ky harmonizim nuk ka

qënë evident edhe në sektorë të ndryshëm brenda së njëjtës ministri20.

►Në vetvete, hartimi i ligjit, kuptimi dhe zbatimi i duhur i tij, i jep

mundësinë pushtetit që të krijojë besueshmëri tek qytetarët e tij dhe nga

ana tjetër, vetë qytetarët, nëpërmjet mekanizmave sanksionues që ka ligji,

përpiqen ta zbatojnë atë. Në Dokumentin e Politikave Ndërsektoriale

shihet qartë objektivi që kanë institucione si MPCSSHB, ISSH etj, për

realizimin e një studimi për evidentimin e boshllëqeve të legjislacionit

ekzistues në lidhje me personat e moshuar dhe ndërmarrjen e iniciativave

të nevojshme në këtë drejtim. Në këtë pjesë të studimit përfshihej dhe

dalja me rekomandime konkrete21 . ASAG konfi rmoi se ky objektiv kaq

i rëndësishëm ka dështuar, duke mos u marrë asnjë iniciativë konkrete

për realizimin e tij. Kjo do të thotë që të gjithë qytetarët dhe jo vetëm të

moshuarit, nuk kanë nevojë vetëm për hartime rregullash dhe dokumentash,

por edhe për punë serioze dhe me vizion, me qëllim rritjen e besueshmërisë

tek politikat sociale që ndërmerr shteti.

Mosrealizimi i statusit për të moshuarit

Qëllimi kryesor i dokumentit të politikave ndersektoriale ka qënë që të

zhvillojë në mënyrë specifi ke objektivat e Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes

Sociale 2008-2013, Strategjisë Ndërsektoriale të Përfshirjes Sociale duke

u mbështetur në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2007-

2013), ku paraqiten politikat horizontale të Qeverisë për reduktimin e

varfërisë dhe luftës kundër përjashtimit social22 . Nga verifi kimet e ASAG

rezultoi se për krijimin e statusit nuk është kryer asnjë veprim. Kjo gjë

tregon se gjithçka që propozohet në këtë dokument, ka ngelur vetëm në

letër. Sipas dokumentit prezumohej që hartimi i statusit të të moshuarit do

të bëhej brenda 6 mujorit të dytë të vitit 2009 në përputhje me standardet

ndërkombëtare. Kanë kaluar dy vjet dhe mosmiratimi i tij tregon qartë

që neglizhenca e institucioneve shtetërore po e anashkalon problemin e

moshimit. Ka ardhur koha që të gjithë aktorët përgjegjës për moshimin në

Shqipëri, e veçanërisht qeveria shqiptare, të mbështesin njëzëri shprehjen

e ish – Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara , Kofi A.

Annan, i cili i bën thirrje botës mbarë, që ta marrin seriozisht çështjen e

moshimit dhe të gjejnë kurajon për të zgjidhur me efi kasitet një problem,

të cilin të gjithë e dimë, që do të jetë një nga objektivat mbizotëruese të

shekullit23 .

Dështimi i projektligjit për të moshuarit, i hartuar në vitin 2004

Në muajin mars 2009, Parlamenti Shqiptar nuk aprovoi (vetëm me 37 vota

pro) projektligjin e hartuar nga specialistë të Partisë Politike Lëvizja Socialiste

për Integrim në bashkëpunim me Sindikatën e Pensionistëve të Shqipërisë,

etj24. Disa nga premtimet e këtij projektligji ishin: Qëndrat e përkrahjes pranë

komunave dhe bashkive kryesore të vendit, hapjen e Qëndrave të Përkrahjes

si ente publike; Në këto qëndra do të punësohej personel i kualifi kuar për

t’u ardhur në ndihmë shtetasve të moshës së tretë; Transportit pa pagesë,

ku çdo individ i moshës së tretë do të gëzonte të drejtën e transportit urban

pa pagesë; Njëkohësisht, çdo individ i moshës së tretë do të gëzonte të

drejtën e transportit interurban me tarifë të limituar deri në 50% të vlerës;

Shërbimi shëndetësor pa pagesë ku buxheti i shtetit do të parshikonte fondet

përkatëse për mbulimin e shërbimit shëndetësor pa pagesë; Krijimi i qëndrave

geriartrike si dhe shërbimi ambulator në shtëpi për çdo të moshuar; Pensioni i

13-të25 , etj… Në fakt, ky projektligj dështoi pikësëpari për faktin se shërbeu

si një fl amur për të bërë fushatë politike dhe nuk rezultoi si një iniciativë

serioze ku të përfshiheshin aktorët e duhur në hartimin e tij si: Ministri i

Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta; Drejtoria e Politikave të

Shërbimeve Sociale po në këtë ministri; Shërbimi Social; Drejtoritë juridike

në këto institucione; specialistë të Fushës së Pensioneve në ISSH; Ministri i

Shëndetësisë, ministria e Drejtësië; Ministria e Financës, etj.

Joefi çenca e Reformave të Administratës Publike

Megjithatë legjislacioni në fuqi shpesh herë nuk zbatohet, veçanërisht në

fushën e diskriminimit. Në Raportin e të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë

thuhet se “edhe pse ligji ndalon diskriminimin (ku futet dhe kategoria e të

moshuarve të diskriminuar), qeveria nuk i zbaton këto ligje në mënyrë efi kase.

Ekziston një bazë funksionale e legjislacionit civil, sipas të cilit shtetasit kanë

të drejtë të kërkojnë rivendosje, por megjithatë, ndaj këtij sistemi rëndojnë

dyshimet se është i korruptuar, jo efi çent dhe i politizuar. Administrata

publike, pjesë thelbësore e pushtetit ekzekutiv, është një aktor i rëndësishëm

në zbatimin e legjislacionit, përshirë këtu edhe legjislacionin për mbrojtjen nga

diskriminimi”. Në përgjithësi, sipas raporteve të ndryshme të kohëve të fundit,

edhe pse kuadri ligjor për reformën e administratës publike është i rregullt,

(në këtë rast paketa për plotësimin e standardeve) mungesa e transparencës

dhe përgjegjësisë në procesin e emërimeve, është prioriteti më i rëndësishëm i

partneritetit Evropia, që duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme26

Si zbatohen politikat sociale për të moshuarit në Kroaci, Maqedoni

dhe Serbi. Ku pozicionohet Shqipëria

KROACI

Në Kroaci, programet dhe shërbimet për moshën e tretë, kryesisht

fi nancohen nga shteti. Kujdesi dhe Asistenca në shtëpi është një shembull

i mirë i ndryshimit të drejtimit të politikave publike për të moshuarit, ndaj

kujdesit në komunitet. Vëmendja e madhe që i është drejtuar kujdesit në

komunitet, është shoqëruar me një lëvizje të përgjithshme për decentralizim,

duke reduktuar rolin e shtetit dhe shtuar iniciativat e qeverisjes vendore

(lokale). Të moshuarit dhe invalidët janë përfi tuesit kryesorë të ndihmës

sociale afatgjatë. Në të njëjtën kohë, numri i azileve për të moshuarit dhe

invalidët janë në rritje dhe kanë fi lluar të tërheqin vëmendjen e sektorit

privat në pesë vitet e fundit. Në vitin 2007, kishte 121 azile institucionale

për të moshuarit dhe invalidët, që strehonin 14.168 njerëz në të gjitha

qarqet kroate. Mbi dy të tretat e këtyre institucioneve janë në pronësi të

sektorit privat. Më shumë se 90% e personave që marrin ndihmë në shtëpi

nga institucionet, janë më shumë se 60 vjeç. Që nga viti 2005, ka patur

shumë shërbime sociale dhe programe të veçanta qeveritare në dispozicion

të institucioneve të kujdesit social, si private ashtu edhe publike, të OJQve

dhe komuniteteve fetare. Grantet dhe programet e reja inkurajojnë dhe

nxisin zhvillimin e shërbimeve jo-institucionale ose të atyre komunitare27.

MAQEDONI

Gjithashtu në Maqedoni vërehen problme si globalizmi dhe varfëria

që ndikojnë në shpërfi lljen e të moshuarve. Vende të tilla përpiqen të

adoptojnë modelin Skandinav të kujdesit të personave të moshuar, pasi

është më adekuat për shtetet e këtij rajoni28 .

SERBI

Janë afërsisht 400 000 vetë mbi moshën 65 vjeç pa pension. Ata jetojnë

nga bujaria e të tjerëve: të afërmve, fqinjëve, miqve. Në vitin 2006,

qeveria miratoi një strategji kombëtare për të moshuarit dhe kërkoi që

ajo të zbatohet deri më 2015. Strategjia planifi koi përmirësime në sferat

shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore, por në realitet ka arritur

shumë pak, duke patur parasysh vështirësitë ekonomike të vazhdueshme.

Gjendja e Serbisë mund të jetë duke u bërë më e zakonshme anembanë

botës. OKB parashikon se deri më 2050, për herë të parë në historinë

njerëzore, numri i të moshuarve anembanë botës do të kalojë numrin e

të rinjve. Analistët thonë se qeveritë do të duhet të parashikojnë nevojat

dhe të rrisin burimet në përputhje me këtë problem29 . Siç konstatuam, në

disa prej shteteve të ballkanit shihen standarde shumë herë më efi kase në

ndihmë të të moshuarve sesa në Shqipëri. Gjithsesi këto vende kanë edhe

mangësi serioze, duke qënë se tashmë moshimi është një sfi dë e re për

njerëzimin, që kërkon vëmëndje maksimale dhe strategji efi kase për t’u

përballuar me sukses.

Hartimi i Projektligjit për Moshën e Tretë

Përgjatë këtij viti, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta ka hartuar projektligjin “Për kujdesin ndaj personave të moshës

së tretë”30 . Grupi i punës i kryesuar nga Zv. Ministrja e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabrta, Znj. Filloreta Kodra, ka përfshirë në

hartimin e projektligjit: Drejtorinë e Politikave të Shërbimeve Sociale

në këtë ministri; Shërbimin Social Shtetëror; Drejtoritë Juridike në këto

institucione; specialistë të Fushës së Pensioneve në ISSH; në bashkëpunim

me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Drejtësië; Ministrin e Financës,

disa OJQ, etj. Kjo iniciativë ligjore vlen të përshëndetet, por nga ana tjetër

ne kostatuam se ky projektligj, pasi u propozua në Këshillin e Ministrave

për diskutim, u kthye serish për rishikim në Ministrinë e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në këtë fazë nxisim shoqërinë civile,

si dhe organizata të tjera që kanë interes për hartimin përfundimtar të

projektligjit (rishikimin e tij), të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë për

të dhënë mendimet dhe vlerësimet e tyre për këtë projektligj, në bazë të

përvojës së tyre më të mirë.

Si përfundim, konstatohet se fusha legjislative për të moshuarit në Shqipëri,

në tërësinë e saj, është e rregulluar edhe pse ka mangësi evidente. Por ajo

që është më e rëndësishme dhe thelbësore në procesin e moshimit, është

zbatimi i rregullave, strategjive dhe standardeve, pasi ka shumë mangësi

në këtë drejtim për shkak të: mungesës së burimeve njerëzore; mungesës

së fondeve; mungesës së kapaciteteve admnistratve, mosharmonizimit

midis aktorëve në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale, etj31 . Në

zhvillimet e mëdha demografi ke që po ndodhin në Shqipëri, popullsia e

moshuar po pritet të dyfi shohet në 20 vitet e ardhshëm32. Ky moshim i

popullsisë, përbën një sfi dë për të ardhmen. Aktualisht, shumë shtete po

marrin masa efi kase për moshimin, kjo vlen edhe për institucionet tona

shtetërore kompetente si dhe gjithë shoqërinë civile në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

Grupi i punës i angazhuar në këtë studim

32

Rasti i të moshuarit, Rexhep Ismaili

 

Mungesa e qëndrave ditore si dhe të moshuar të braktisur

79 vjeçari Rexhep Ismaili është nga qyteti i Tiranës. Ai jeton i vetëm, pasi

bashkëshortja e tij ka 20 vjet që ka vdekur. Që prej asaj kohe, i moshuari

shkon çdo ditë në Bibliotekën Kombëtare për të mboshtur vetminë, duke

lexuar libra. Të lexuarit është e vetmja alternativë për t’u argëtuar, pasi

qëndrat ditore mungojnë në qytetin e Tiranës.

Dy fëmijët e Rexhepit kanë emigruar në Francë e Gjermani gjatë vitit

1991 dhe nuk janë kthyer më në Shqipëri. Të paktën një ditë, sa për të

takuar babanë e tyre…

Rexhepi nuk është i vetmi i moshuar i braktisur. ASAG mblodhi disa

statistika nga Sindikata e Pensionistëve të Shqipërisë nga ku rezultoi se,

nga 540 mijë pensionistë që ka Shqipëria, 97 mijë familje të moshuarish

jetojnë vetëm, pa fëmijët e tyre.

I moshuari Rexhep Ismaili na fton në shtëpinë e tij në lagjen “Ali Demi”.

Ai jeton i vetëm në një garsoniere në një pallat të vjetër. Rexhepi thotë

se ka fi lluar punë në hekurudhë në moshën 11 vjeçare dhe aktualisht me

pensionin e tij mezi ka mundur të blejë vetëm një televizor. 79-vjeçari

lutet çdo ditë që të jetë afër fëmijëve të tij. Por ata janë larg dhe vetëm një

telefonatë nuk mjafton…

Isa Gorrica, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve na sqaroi

se 97 mijë familje pensionistësh të vetmuar duhet të përjashtohen nga

taksa e gjelbërimit, e ndriçimit dhe e shtëpisë. Kjo, sepse shuma prej

130 mijë lekësh në vit për këto taksa është e pamundur pasi kjo kategori

pensionistësh s’ka të ardhura.

Fatkeqësisht, ligji për moshën e tretë në muajin mars 2009 u votua kundër,

duke vendosur që mosha e tretë të mos ketë qendra përkrahjeje, të mos ketë

pension të 13-të, shërbim shëndetësor falas dhe të paguajë taksa pafund. Isa

Gorica mendon se të moshuarit ndihen të braktisur nga politikat e shtetit.

Aktualisht 100 mijë familje pensionistësh marrin ushqime me listë.

Personazhi ynë, Rexhep Ismaili, përveç frekuentimit të Bibliotekës, rrallë

herë shëtit në lulishte me shokët e tij. Njëri prej tyre, 74 vjeçari, Hamit

Gorrica, ka 10 fëmijë. Por ai jeton i vetëm në një shtëpi me qira në njësinë

bashkiake nr 1 Tiranë.

Kurse Rexhep Mukja, 78-vjeç, banor i njësisë bashkiake nr 2, ankohet

se në lagjen e tij nuk ka asnjë mjedisçlodhjeje. I irrituar, ai na thotë se

politikanët vetëm grinden, prandaj ligjin për moshën e tretë nuk e kanë

miratuar.

Njëkohësisht, ne pyetëm dhe 75 vjeçarin, Vesel Vrapi nga Bathorja e

Tiranës, për kushtet e tij sociale. Ai merr 5.300 lekë edhe pse ka 23 vjet

punë në kooperativë. Por pas vdekjes së bashkëshortes e reja e shtëpisë e

shpërfi ll si dhe e keqtrajton fi zikisht. Vetëm besimi tek zoti e mban shpirtin

e tij ende gjallë.

Mosmiratimi i ligjit për moshën e tretë po e çon drejt caqeve të një mjerimi.

E moshuara Zerie Zaka, 70 vjeç, ka ardhur nga Peshkopia në Tiranë, të

qëndrojë tek djali i saj, pasi bashkëshorti i ka vdekur në moshë të re. Ajo

s’merr pension, por vetëm 2 mijë lekë ndihmë sociale. Na thotë se do

kthehet përsëri në Peshkopi, pasi nusja e djalit ka 10 ditë që e ka lënë pa

ngrënë.

Rexhepi çdo ditë e shuan mallin për fëmijët e tij nëpërmjet lotëve dhe

telefonit. Ata janë mire e kanë krijuar familjet e tyre, pa babain e tyre, i

cili trishtohet teksa sheh që shteti, duke mosmiratiar ligjin për moshën e

tretë e ka braktisur dyfi sh. I moshuari, me sytë drejt qiellit, beson se një

ditë endrra e tij për të qënë pranë fëmijëve, do të realizohet….

Kryeministri përkrah të moshuarin, administrata shtetërore “hesht”.

ASAG, duke analizuar raste konkrete abuzimesh që ndodhin me moshën

e tretë, në fushën e drejtësisë, në këtë studim ka marrë mendimin jo vetëm

të juristëve me përvojë dhe eksperiencë, por edhe të juristëve të rinj që

mbështesin moshimin dhe punojnë me pasion e përkushtim.

Ali RAMA & gazetari Kondi ILIA

Një prej tyre është juristja Rudina Murataj, e cila ka dhënë komentet

e saj në lidhje me zvarritjet e procedurave kur evidentohen konfl ikte

administrative.

Ne përzgjodhëm rastin e të moshuarit 75-vjeçar,Ali Rama, nga fshati

Peladhi, Komuna Zerqan në rrethin e Bulqizës. Edhe pse jemi në vitin

2011, i moshuari dhe bashkëshortja e tij 70-vjeçare banojnë në çadër,

pas tërmetit që i shkatërroi shtëpinë, në datën 06/09/2009. Të moshuarit

janë përjashtuar në mënyrë të qëllimshme nga listat e dëmshpërblimit

në rast fatkeqësish natyrore. Gjithashtu 75 vjeçari, u ka drejtuar me

dhjetra shkresa (dhe ka marrë dhjetra përgjigje,) të gjitha institucioneve të

pushtetit vendor, por çështja në fjalë nuk ka gjetur zgjidhje. ASAG, midis

shumë rasteve të tjera, siguroi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm

për ta pasqyruar sa më objektivisht këtë problem. Ja si e vlerëson juristja

Rudina Murataj këtë problem:

 

Vlerësim nga Juristja, Rudina Murataj

Pasi studiova të gjitha aktet në lidhje me procedurat ligjore që kishte

ndjekur ky person i moshuar, evidentova disa shkelje ligjore, të cilat

kanë parandaluar zgjidhjen apo dhënien e drejtësisë për subjektin

e dëmtuar. Së pari, kjo çështje i përket juridiksionit administrativ, pasi

sipas Kodit të Proçedurave Administrative, mosmarrëveshja ka lindur

midis shtetasit dhe mosfunksionimit siç duhet të administratës publike, në

këtë rast të komisionit të posaçëm që krijohet pranë njësive të qeverisjes

vendore, për përballimin e emergjencave civile. E duke qënë se çështja

i përket juridiksionit administrativ, (përveç ligjit “Për përballimin e

Emergjencave civile…dhe akteve nënligjore), ligji kryesor që rregullon

këtë marrëdhënie juridike është Kodi i Proçedurave Administrative, i

cili parashikon afate në lidhje me kërkesat e qytetarëve për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve, nxjerrjes së akteve apo kohës brenda së cilës duhet

të shprehet organi që ka kompetencë zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Së

dyti, organi kompetent, në këtë rast, komisioni i emergjencave civile

pranë Qarkut Dibër, në momentin që përjashtoi këtë të moshuar nga listat

e dyta të dëmshpërblimit, (sqarojmë se në listën e parë të dëmtuarit nga

tërmeti iu vlerësua dëmi material), duhet të ishte shprehur me një vendim

administrativ individual ku të tregonte shkaqet se përse i dëmtuari nuk

përfi tonte dëmshpërblim si dhe të arsyetonte këtë vendim.

Duke qënë se kjo procedurë ligjore nuk është zbatuar, organi përgjegjës

i pushtetit vendor ka sjellë reagimin e të moshuarit, i cili ka dërguar me

dhjetra shkresa për vite me radhë në të gjitha institucionet. Gjithashtu,

nga kërkimet që kreva, në lidhje me rastin në fjalë, evidentova dhe një

dispozitë nga Deklarata Politike dhe Plani Ndërkombëtar i Veprimit mbi

Moshimin ku thuhet se “ Në situata të jashtëzakonshme, si fatkeqësi

natyrore dhe emergjenca të tjera humanitare, personat e moshuar janë

shumë të prekshëm dhe duhet të identifi kohen sepse mund të izolohen nga

familja e shoqëria dhe nuk janë në gjëndje të sigurojnë ushqim e strehim”

(Neni 8). Nëse gjykojmë objektivisht, sido që të rezultonte pretendimi i të

moshuarit në lidhje me përjshtimin nga e drejta për t’u dëmshpërblyer, (i

drejtë apo i padrejtë), administrata publike ka detyrim ligjor që të shprehet

nëpërmjet akteve (vendime administrative), me iniciativën e vet apo

bazuar në kërkesën e ankuesve në lidhje me pretendimet e të dëmtuarve.

Nga ana tjetër, i moshuari nuk i ka pasur mundësitë që ta zgjidhë çështjen

jo vetëm për faktin që ai nuk është njohës i ligjit, por duke menduar se

midis shumë institucioneve që ua ka bërë të qartë problemin, njëri prej

tyre do t’i jepte zgjidhje. Në fakt, proçedurat administrative kanë rregulla

të parashikuara qartë në lidhje me kërkesat e afatet. Në rastin konkret,

me keqardhje konstatova se afatet administrative për të zgjidhur çështjen

kishin humbur. Gjithashtu, fakti që i moshuari u është drejtuar të gjitha

institucioneve si kryeministri apo kryetari i komunës në fshatin Peladhi etj,

është një rrugë e gabuar proçeduriale. Do të ishte më e drejtë që qytetari

t’u drejtohej nëpërmjet një kërkese në kohën e duhur, organeve eprore

të komisioneve përkatëse që e kishin përjashtuar nga dëmshpërblimi.

Subjekti ankues, pasi të konsumonte rrugën administrative, (gjithnjë nëse

supozojmë se çështja e tij nuk gjente zgjidhje), do t’i drejtohej gjykatës.

Në këtë fazë nga juridiksioni administrativ do të kalonim në juridiksionin

gjyqësor, ku konkretisht kompetente për gjykimin e kësaj çështje do të

ishte gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër. Në vetvete gjykata gjykon çështje

civile të posaçme, pranë seksioneve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

administrative. Sipas Nenit 331 të Kodit të Proçedurave Civile, në varësi

të mosmarrëveshjes administrative, gjykata shprehet për konstatimin,

anullimin e aktit administrativ apo edhe detyrimin e organit përkatës për

të nxjerrë një akt administrativ në përputhje me ligjin.

Gjithsesi, për shkak të pamundësive fi zike, fi nanciare dhe intelektuale,

i moshuari ka menduar se në rastin e tij është abuzuar, pasi pretendon

se shuma e dëmshpërblimit në lidhje me dëmtimin e banesës së tij është

vjedhur. Në një kallëzim penal ndaj shtetasve D. Fiku etj, kallëzuesi (i

moshuari) ka dhënë fakte e rrethana në lidhje me pretendimin e tij. Nga

tërësia e shqyrtimit të vendimit të mosfi llimit të proçedimit penal, lëshuar

nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, vërehet se vendimi nuk ishte i

arsyetuar në mënyrë të saktë si dhe hetimet ishin sipërfaqësore edhe pse

fakti ekzistonte.

Së fundi, dua të theksoj se rasti në fjalë është një rast, ku duket qartë

mosfunksionimi siç duhet i administratës publike (në këtë rast komisionet në

lidhje me dëmshpërblimin nga fatkeqësitë natyrore). Në fakt, administrata

publike duhet të jetë “shërbëtore e ligjit dhe e qytetarit”, me qëllim që çdo

person dhe jo vetëm ata të moshuar, të zgjidhin problemet e tyre, por edhe

të rrisin besueshmërinë tek institucionet . Sinqerisht, e falenderoj këtë të

moshuar për durimin e tij, i cili për tre vjet rresht ka dërguar shkresa në

ato institucione që në fakt kanë shpërfi llur besimin e tij, si dhe haptazi nuk

kanë zbatuar detyrimet që parashikon ligjvënësi. Gjithashtu, duke qënë se

jemi akoma përballë një rasti emergjent, ku dy të moshuarit ndodhen në

çadër pa pasur një banesë dhe u cënohet seriozisht e drejta për të jetuar në

një mënyrë dinjitoze, i bëj apel Drejtorisë së Emergjencave Civile pranë

Ministrisë së Brendshme, që kryesisht të evidentojë rastin në fjalë me

qëllim zgjidhjen e tij. Jo pa qëllim, në tre përgjigje që kryeministri i ka

kthyer të moshuarit, “kërkon që të merren masat e duhura”, me qëllim

zgjidhjen e këtij rasti.

 

Konstatim nga Avokat, Fabjan Mehmeti

 

Interpretime të gabuara të ligjit

 

Legjislacioni mbi sigurimet shoqërore në krahasim me degët e tjera

të së drejtës, paraqet disa specifi ka, të cilat nëse nuk interpretohen

drejt, sjellin pasoja sociale negative. Për ta argumentuar këtë gjë,

le të ndalemi në disa pika, duke u fokusuar në interpretimin që ISSH i

bën ligjit bazë të organizimit dhe funksionimit të tij, ligjit nr. 7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

Interpretimi është një aspekt shumë i rëndësishëm i zbatimit të rregullit,

në këtë rast të ligjit dhe akteve nënligjore. Domethënë, nëse një rregull

interpretohet në mënyrën e duhur, atëhere ne vendosim baraz dy pjatat

e peshores dhe në këtë mënyrë themi se kemi bërë gjënë e drejtë. Por

sa e vështirë është të thuhet kjo në mënyrë korrekte dhe sa e vështirë

është që të zbatohet rregulli. Asnjëherë qenia njerëzore, nuk ka për të qenë

në gjendje që të bindë veten dhe gjithë bashkësinë, se një rregull është

interpretuar plotësisht në mënyrën më të drejtë të mundshme, por në një

farë mënyre të gjithë e kanë perceptimin e së drejtës dhe krijojnë bindje

në vetvete si është e drejta dhe në ç’mënyrë duhet interpretuar. Zakonisht,

në interpretimin dhe zbatimin e rregullit, domethënë të ligjit, vendosen

persona që janë ekspertë, të cilët janë juristët, me në krye gjyqtarët. Por

ç’ndodh nëse ligji nuk interpetohet në mënyrën e duhur? Ç’ndodh kur, për

të interpretuar ligjin, në institucione vihen njerëz që nuk janë kompetentë

dhe që kanë, në shumicën e rasteve, pak ose aspak aftësi profesionale?

Ligji mbi sigurimet shoqërore si dhe të gjitha aktet nënligjore që janë

nxjerrë në funksion të interpretimit të tij, përcaktojnë qartë të gjitha

karakteristikat që një person duhet të ketë, për të përfi tuar një nga llojet e

ndryshme të pensioneve, të cilat tregohen në këtë ligj. Sapo përmbushen

këto kushte, shtetasit i takon e drejta që të përfi tojë pensionin. Në këtë

pikë fi llojnë dhe të gjitha problemet lidhur me interpretimin dhe zbatimin

e ligjit.

Duke derdhur kontribute për shumë vite me radhë, me anë të punës së

ndershme që ka kryer gjithë jetën një person i moshës së tretë, në fund

kërkon të marrë shpërblimin për këto kontribute. Ndërkohë, mosha e

daljes në pension, shihet edhe në varësi të vështirësisë së profesionit që

përfi tuesi ka kryer. Domethënë, sa më i rëndë profesioni, aq më shpejt

bien aftësitë për punë dhe aq më shpejt personi përfi ton pension. Ky është

një sistem i ngritur në shtetin modern, në mënyrë që të krijohet një garanci

sociale për të patur fi nanca të mjaftueshme deri në fund të jetës.

Një formulim, me të cilin do të ishim pothuajse të gjithë dakort, për sa i përket

pyetjes se çfarë janë dhe pse duhet të paguhen kontributet e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore, do të ishte ky në vazhdim: Kontributet e

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë pagesa të detyrueshme për të

gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit.

Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ju jeni

i siguruar për të përfi tuar nga Ligji i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Ligji

i Sigurimeve Shëndetësore. Me vdekjen e personit përfundon dhe kjo e

drejtë, me përjashtim të disa rasteve të veçanta. Çdo shtet në botë tashmë

e ka adaptuar këtë sistem të derdhjes së kontributeve dhe përfi timit të

pensionit pas njëfare moshe, pra siç thamë më lart momenti në të cilin

fi llon të zbatohet ligji.

Si fi llon të zbatohet ky ligj?

Këtë e shpjegon rregullorja Nr.1, datë 21.10.2008 “Për caktimin,

administrimin dhe pagesën e pensioneve nga Këshilli Administrativ i

ISSH-së”.

D personi, i cili ka bërë kërkesën paraprake, përfi ton pensionin e pleqërisë,

por në rastin kur ky dokumentacion nuk është në rregull, me anë të një

vendimi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ky person përjashtohet nga

përfi timi i pensionit. Të moshuarit s’i ngelet gjë tjetër përveç apelimit që

duhet t’i bëjë vendimit për “mospërfi timin e pensionit”, në një shkallë

superiore administrative dhe më në fund, në qoftë se dhe kjo shkallë nuk i

jep të drejtë, personi në fjalë duhet që t’i drejtohet gjykatës.

E gjithë kjo procedurëqë shkon deri në derën e gjykatës , zgjat 2 – 3 vjet dhe

pas këtij afati, i shtohet dhe afati i një procesi të parregullt gjyqësor. Gati të

gjitha vendimet e gjykatave të shkallëve të para, që i kanë dhënë të drejtë

paditësit që kërkon pension, apelohen nga ana e Institutit të Sigurimeve

Shoqërore dhe ky apelim zgjat akoma më shumë afatin e dhënies së të

drejtës. Më në fund, me të drejtë duhet t’i bëjmë një pyetje vetes. A është

e drejtë e gjithë kjo procedurë, e cila zgjat me vite dhe ndërkohë personi,

i cili duhet që të përfi tojë këtë pension, është i detyruar që tëjetojë në

vështirësi, duke vuajtur pasoja ekonomike e psikologjike?

Kush punon në radhët e drejtësisë me profesionin e avokatit, e di mirë se si

janë mbushur gjykatat me çështjet e përfi timit të pensioneve të pleqërisë dhe

se sa zgjasin ato. Normalisht, nuk është se fi nancat i lejojnë të moshuarit,

i cili me të drejtë duhet që të përfi tojë një pension pleqërie, që të punësojë

një avokat për ta mbrojtur në mënyrë profesionale. Shumëqytetarë nuk

kanë mundësi që të marrin avokat dhe e humbasin të drejtën e tyre, sepse

nuk dinë si të arsyetojnë dhe të kërkojnë të drejtën që u takon me ligj.

Këto raste me të vërtetë janë të dhimbshme.

Gjithashtu, saktësia e dokumentacionit të mbajtur në arkivat shtetërore

lë shumë për të dëshiruar. Mos harrojmë se, nga kjo saktësi varet dhe fati

i marrjes apo jo të një pensioni. Në shumë raste të mohimit të dhënies së

pensioneve të pleqërisë, nuk koincidon një shkronjë e emrit ose e mbiemrit

të personit që kërkon pension me regjistrat përkatës. Nuk është e mundur

që personi në fjalë, të koincidojë me datën e lindjes, me vendin e lindjes,

me atësinë dhe mëmësinë dhe në fund t’i mohohet pensioni i pleqërisë,

vetëm se ka të ndryshuar një gërmë të emrit dhe që ky ndryshim është

bërë nga një gabim drejtshkrimi ose pavëmendje nga ana e punonjësit të

arkivës. Fakti që dokumentacioni nuk ka qenë asnjëherë në duart e personit

që kërkon pensionin, por i arkivuar në zyrat shtetërore, bën përgjegjës

organikën shtetërore. Atëherë përse ky dokumentacion i parregullt? Përse

këto pritje të gjata dhe ngatërresa të shumta?

Për sa i përket interpretimit të ligjit mbi sigurimet shoqërore, po të theksoj

një rast nga eksperienca ime personale. Një grua e ve (e moshës së tretë),

së cilës i ka vdekur bashkëshorti, ka bërë kërkesë për përfi timin e pensionit

familjar. Ky pension i është mohuar për disa vite me radhë, me arsyetimin

se ajo ka një pronë të tipit arë, në vendlindje, në jug të Shqipërisë, ndërsa

aktualisht e veja banon në zonën e Shqipërsë së Mesme. Arsyetimi i Institutit

të Sigurimeve Shoqërore ishte qëky person nuk mund të përfi tonte pension,

pasi kishte në pronësi këtë pronë të tipit arë. Ndërkohë, qytetarja mësoi në

rrugë private një rast analog, i cili kishte përfi tuar pensionin familjar. Falë

edhe këmbënguljes që pati klientja ime, Instituti i Sigurimeve Shoqërore i

akordoi të moshuarës, pensionin familjar, duke interpretuar ndryshe bazën

ligjore. A është e drejtë kjo? A është e dejtë që qytetarja të priste për vite

me radhë që të përfi tonte këtë pension? Shumica e personave që kanë

bërë kërkesë për pension të tipeve të ndryshme, nuk këmbëngulin dhe

nuk mund të presin kaq gjatë, duke u tërhequr nga e drejta e tyre, sepse

janë të pafuqishëm për t’u përballur me Institutin e Sigurimeve Shoqërore

dhe me gjykatën, pasi këto përballje kërkojnë nerva të forta dhe fi nanca

të mjaftueshme.

Në hyrje të këtij shkrimi u bë një parantezë për interpretimin e ligjit. Jo pa

qëllim, këtë interpretim, mund ta bëjnë vetëm persona që janë njohës të

mirë të ligjit, siç janë juristët me në krye gjyqtarët, të cilët kanë fuqi që të

marrin vendime mbi një mosmarrëveshje duke e zgjidhur atë. Nëpërmjet

kësaj paranteze, dua të theksoj se shpesh, Institucioni i Sigurimeve

Shoqërore i lë vend vetes, që të bëjnë interpretime të gabuara të ligjeve dhe

akteve nënligjore, duke mohuar të drejtën e personave të moshës së tretë,

të cilët gjatë gjithë jetës kanë punuar me ndershmëri dhe kanë derdhur

djersë për ndërtimin e këtij vendi. Gjithashtu ata kanë rritur fëmijët e tyre

me virtytet e ndershmërisë dhe dashurisë për punën.

Kam përshtypjen personale dhe theksoj seprobleme të tilla kanë për të

ekzistuar gjithmonë në Shqipëri, në ndryshim nga shtetet e tjera europiane.

Tek këto të fundit, nuk ekzistojnë gabime dhe interpretime të tilla.Ne

dëshirojmë që të aderojmë në Komunitetin Europian dhe po përpiqemi që

të kopjojmë çdo gërmë të legjislacionit të tyre, por harrojmë se kemi një

bazë dhe një infrastrukturë ligjore, që duhet riparuar. Mbi të gjitha kemi

një “mentalitet administrativ”, i cili nuk është i drejtë, ku shumë fakte

interpretohen në mënyrën e gabuar. Duke mosrespektuar moshën e tretë,

në radhë të parë nuk respektojmë veten tonë, pasi të gjithë ne, një ditë do

të arrijmë në këtë moshë.

40

ASAG realizoi një studim në lidhje me mospagimin e kontributeve nga

punëdhënësi tek personat e moshës së tretë. Ky studim ka për qëllim rishikimin

e skemës së sigurimeve shoqërore në lidhje me masën e kontributit shtesë të

personave të moshuar që kanë dalë në pension, në vlerën përfundimtare të

pensionit, që ndikon në minimizimin e punës informale të këtij grupi.

Puna informale e të moshuarve

Nga analizat e deritanishme, vërejmë se puna në të zezë e të moshuarve është

një fenomen që ka ekzistuar në të gjitha shoqëritë e vazhdon të ekzistojë.

Edhe legjislacioni ynë juridiko-social, jo vetëm që e ndalon këtë lloj pune, por

ka përcaktuar dhe sanksione dhe penalitete për personat të cilët e mbështesin

këtë gjë. Kjo për faktin se krijon ngërç sidomos për personat në nevojë dhe

të moshuarit, të cilët nuk mund të gëzojnë normalisht një pension. Nga sa më

sipër, gjykojmë se, fatkeqësisht, ka jo vetëm një impakt negativ social, sidomos

tek moshat e treta dhe shpërblimi i pensionit te tyre, por më tepër po vepron

gjithnjë dhe më shumë si një mekanizëm regresi përsa u takon kategorive të

caktuara të shtresave në nevojë dhe veçanërisht të moshuarve dhe kategorive

të tjera të pambrojtura. Konstatojmë se në fushën e marrëdhënieve të punës

ndodhin një numër i madh aksidentesh, vecanërisht ato të aksidenteve në

punë dhe të pakujdesit teknik në punë, ku rreziku ndaj faktorëve të ndryshëm

kimikë apo fi zikë është më i madh ( në ndërtim, në miniera, kantjiere, etj).

Po fl asim në rastin konkret për punët e kategorisë së parë,si ato që më poshtë

vijojnë:

I.Puna në minera nëntokë dhe në punimet e tjera në nëntokë. Si punë e

kryer në minierë nëntokë dhe në punime të tjera të nëntokës quhet puna e

punëtorit e kryer gjatë gjithë ditës në miniera në nëntokë ose në punime

të tjera të nëntokës si:

1. Minator në nëntokë;

2. Armator në nëntokë;

3. Vagonist dhe transportues me skrepër në nëntokë;

4. Zjarrmëtar në nëntokë;

5. Makinist i sharrave prerëse në nëntokë;

6. Transportierist në nëntokë;

7. Elektrovozist në nëntokë ;

Realiteti ekziston dhe të gjithë e dinë se puna e pambrojtur është një

fenomen që të gjithë e pranojnë heshtazi, sepse në një farë mënyre tregon

dobësinë e shtetit në të cilën këta individë bëjnë pjesë.Ata nuk mund të

ngrihen, sepse e kanë pranuar tashmë realitetin. Shtresat më të prekura

nga ky fenomen janë të rinjtë, kryesisht studentët apo dhe gjimnazistët

të cilët në periudhat e pushimeve verore punojnë në të zezë, për shkak

të mungesës së informacionit. Mendoj se ka ardhur koha që të ndërtohen

skema të veçanta të sigurimeve shoqërore për kategori të tilla, skema që

nuk do të ndikonin as në pagën e tyre dhe as në xhepat e punëdhënësve.

Një kategori tjetër që konstatojmë, janë dhe të moshuarit që janë ende

në gjendje të mirë fi zike apo mendore për të punuar dhe për të dhënë

kontributin e tyre në komunitet apo shoqëri. Në rastet « normale » , nqs

ligji do të zbatohej si duhet, këta të moshuar duhej të hiqnin dorë nga

pensioni i detyrueshëm që përfi tojnë dhe duhet të vazhdonin të fi guronin

të regjistruar në skemën e sigurimeve, në të 5 degët e saj. Për cdo vit për të

cilin do të « vonohej » dalja në pension e këtij personi, ai do të përfi tonte

2% në vit mbi pensionin që normalisht do të merrte. Kjo vlen si për ata

persona të cilët kanë mbushur moshën dhe nuk bëjnë aplikim për pension

ashtu dhe për personat të cilët përfi tojnë nga pensioni për një farë kohe

dhe që më pas heqin dorë vullnetarisht prej tij , për të kryer një punë

tjetër. Le të marrim një shembull34: një personi i takon në bazë të kushteve

ligjore të dalë në pension pleqërie në moshën 63 vjec e 6 muaj. Ky person

nuk aplikon nëISSH , por vazhdon të kryejë aktivitetin e tij (qoftë privat

apo në administratë publike). Ky person aplikon në moshën 66 vjec e 6

muaj për të dalë në pension. Ekspertët e ISSH do të bëjnë llogaritjet e

duhura dhe do të rezultojë se mosha në të cilën ky person duhej të kishte

dalë në pension ishte 63 vjec e 6 muaj. Si do të veprohet në këtë rast?

Do të llogaritet pensioni i tij normal, pra sikur ai të kishte aplikuar në

moshën 63 vjec e 6 muaj dhe këtij pensioni do t’i shtohet nga 2 % e masës

për çdo vit që ky ka punuar më tepër (gjithsej 6 % mbi pensionin e tij)35

. Le të hidhemi tek ligji dhe të shohim çfarë parashikon ai. Personat që

kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfi timit të pensionit të plotë të

pleqërisë kur:

Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, si dhe të kenë

plotësuar:

• 35 vjet periudhë sigurimi

• Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike

Vlerësojmë se fenomeni i punës së zezë, për mendimin e sociologëve

përbën “domosdoshmëri për vendet me probleme të theksuara sociale

e të varferisë”, e cila duhet të ekzistojë në masa të përcaktuara në çdo

shoqëri, me qëllim uljen e kriminalitetit në grupe apo kategori të caktuara

personash. Marrim rastin e fundit të krizës ekonomike botërore. U

trumbetua fuqimisht se Shqipëria doli e palagur nga kriza. Kjo, për hir

të së vërtetës, jo për ndonjë arritje të madhe të qeverisë, por për shkak

të një ekonomie informale ende të mirëkonsoliduar, sepse marrëdhëniet

punëdhënës – punëmarrës nuk kalojne fare nga ISSH, por punohet me lekë

në dorë, gjithkush merr të vetat dhe shteti nuk fi guron askund. Pabarazia,

që në një aspekt prodhon kapitalizmi, është fatale për shtresat e ulëta

sociale në momente krizash ekonomike, sepse puna e zezë tejkalon kufi jtë

e së nevojshmes. Krizat fi nanciare janë në një aspekt vdekjeprurëse për

shtresat e ulëta sociale. Kësisoj vërejmë se p.sh: pronarit i ulen fi timet, ai

është i detyruar të bëjë shkurtime tek ndërmarrja e tij për të ruajtur akoma

fi time të mëdha(sipas logjikes kapitaliste), punëtori ngelet i papunë,

familja e tij në shtëpi prej X personash ndodhet në luftë për mbijetesë. Në

kushte të tilla kur shoqëria goditet nga kriza ekonomike dhe sociale, siç e

kanë thënë shumë studiues të shkencave të komunikimit dhe psikologjisë,

njerëzit kërkojnë një mbështetje që përpiqen ta gjejnë te shteti, i cili është

hallka e fundit ku mbështeten të tërë, sepse ai nuk falimenton kurrë.

Rasti i të moshuarit, Rexhep Lleshi

75 vjeçari punon 8 orë rresht dhe nuk merr asnjë lek

ASAG, në lidhje me studimin, kontaktoi me 75 vjeçarin Rexhep Lleshi,

i cili aktualisht punon në Ministrinë e Jashtme dhe për gjithë angazhimin

në punën e tij nuk merr asnjë shpërblim. Z. Lleshi na tregon se në vitin

2005 Ministria e Jashtme (punëdhënësi) e ftoi të nënshkruante një kontratë

me qëllim vazhdimin e marrëdhënieve të punës. Nga kjo rezulton se i

moshuari për tre vjet rresht është paguar me 20 mijë lekë në muaj dhe

më pas i është ndërprerë shpërblimi fi nanciar. Gjithsesi, i moshuari nuk

e kupton dot ekzistencën e tij pa punë dhe ka pranuar që të qëndrojë

aktiv duke punuar me të njëjtin rendiment si kolegët e tij edhe pse nuk

shpërblehet fi nanciarisht. Rishikimi i skemës së sigurimeve në lidhje me

kontributet “që humbasin” dhe nuk refl ektohen në pension, prek edhe

shumë pensionistë të tjerë.

 

Sugjerim nga Avokat, Baki Leka

 

Kontributet e të moshuarve dhe tregu informal i punësimit

 

Në kontributet dhe përfi timet nga skema e Sigurimeve Shoqërore

në Republikën e Shqipërisë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në

fuqi, përfshihen edhe personat e moshuar.Theksojmë se skema e

kontributeve është e detyrueshme si dhe vullnetare. Personat kontribues

e bëjnë këtë gjë të detyruar nga masat shtrënguese që parashikon ligji për

sigurimet shoqërore, me afate, struktura kontrolluese dhe penalitete nga

njëra anë dhe nga ana tjetër me besimin se me pakësimin e të ardhurave pas

uljes së aftësisë për punë për shkaqe fi zike, të papunësisë, apo shëndetsore

të kenë mjete fi nanciare ose të ardhura që të mbulojnë të paktën një

standard minimal jetese, siç janë të ardhurat nga raportet mjekësore,

pagesa e invaliditetit, pensioni i pjesshëm apo i plotë i pleqërisë, humbja

e kryefamiljarit etj…

►Nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore në Republikën e Shqipërisë,

i ndërtuar dhe i mbështetur në eksperiencën apo përvojën më të mirë

europiane dhe botërore, përfi ton gati çdo individ dhe familje shqiptare.

Pavarësisht nga sa u tha më sipër, shtrohet pyetja: Ligji Nr 7703 datë

11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe

aktet nënligjore të miratuara, aktualisht i rregullojnë në mënyrën e duhur

të gjitha problemet që ndeshen sot në fushën e sigurimeve shoqërore?

Përgjigja ime do të ishte: – Jo të gjitha çështjet gjejnë zgjidhje dhe duhen

bërë rregullimet e duhura, ashtu siç i parashikojnë dhe rregullojnë vende

të zhvilluara e të përparuara.

►Për të argumentuar më konkretisht disa mangësi ligjore mund të

përmendim:Në bazë të nenit 13 të ligjit për sigurimet shoqërore kontributet

paguhen nga personat e siguruar. Ky nen përcakton dhe detyrimet e

punëdhënësit e punëmarrësit për të paguar kontribute, për kontrata me

afat të plotë apo të pjesshëm pune, duke përfshirë edhe pensionistët.

►Ndërsa neni 33 i ligjit rregullon rastet, rregullat dhe përfi timet kur i

siguruari paguan kontribute dhe shtyn moshën e daljes në pension pas

plotësimit të kushteve.Pa u zgjatur shmë rreth këryre hollësive, në ligjin

aktual të sigurimeve shoqërore, nuk gjen sa e si duhet zbatimin e parimit të

përfi timit, që mbështetet në sasinë e kontributeve reale në këtë skemë nga

i siguruari përfi tues. Në nenin 2 të ligjit thuhet: “Kur shihet e përshtatshme

mund të jepen përfi time në natyrë, në vend ose si shtesë e të ardhurave, në

përputhje me rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas kësaj

kërkese të ligjit, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, deri më sot nuk

është parashikuar asnjë stimulim për të siguruarit që nga 365 ditë të vitit

kalendarik, të cilët paguajnë 300 ditë sigurime, nuk u jepet asnjë përfi tim

për personat që zhvillojnë veprimtari ekonomike pas daljes në pension

dhe paguajnë kontribute si të punësuarit apo të vetpunësuarit e tjerë. I

vetmi përfi tim që parashikon ligji aktual i sigurimeve shoqërore është ai

që cituam më sipër, parashikuar në nenin 33, ku përcaktohet se, kur shtyn

moshën e daljes në pension nga 75% përfi ton 80% të pagës neto mesatare

të 3 nga 10 vitet e fundit të punës.

►Është për t’u theksuar se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, jo

vetëm që nuk stimulojnë pensionistët që kanë dëshirë, mundësi e aftësi

fi zike e profesionale të punësohen me kohë të plotë e të pjesshme, por

përkundrazi disa akte ligjore e nënligjore kanë përcaktuar pengesa siç

mund të përmendim rastet kur ndërpritet pensioni për shkak punësimi dhe

të zotërimit të tokës bujqëore, të zotërimit të pronave etj.

Përfundimisht edhe në këtë fushë nga organet e caktuara nga Kushtetuta

dhe ligji ka vend të refl ektohen përvojat e vendeve më të zhvilluara, të

cilat në sistemet e tyre të sigurimeve shoqërore si për pensionistët ashtu

edhe kontribuesit e tjerë, kanë parashikuar dhe aplikojnë masa efi kase

që stimulojnë dhe shtojnë sasinë e kontributeve në skemën e Sigurimeve

Shoqërore, duke e nxitur me përfi time dhe shpërblime të ndryshme.

Gjithashtu, aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e sigurimeve shoqërore

përcaktojnë shumë detyrime për kontribuesit dhe pak përfi time e shpërblime

kur ata respektojnë rregullat e vendosura nga ligjvënësi.

Në vëmendje të ASAG ka qenë dhe evidentimi i problemeve të

marrëdhënieve të punës, sidomos tek punëmarrësit, të cilët largohen

padrejtësisht nga puna e tyre në prag të daljes në pension. Jo pa

qëllim, ne kemi bërë një studim të hollësishëm, për të bërë të mundur

minimizimin në të ardhmen të këtij fenomeni negativ, që shkakton

pasoja të pariparueshme sociale dhe shëndetësore mbi këtë kategori

personash.

Diskriminimi i të moshuarve në prag të pensionit

Suprimimi i një vendi pune apo ristrukturimi i organit në të cilin një

punonjës punon, janë gjëra mëse “normale” për vendin tonë. Por përsëri

dhe këtu, në lidhje me moshën e tretë, nuk duhet që personi në prag të

pensionit apo kur ka rezultate dhe performancë të lartë në punën që ai kryen,

nuk mund të largohet nga puna. Për këtë gjë veprojnë masat proteksioniste

që duhet të sigurojnë në realitet një legjislacion të mirë dhe një mbrojtje sa më

sociale të këtyre personave. Kur fl asim për sektorin privat, çështja është disi e

mbyllur, sepse është ai që ka vetë në dorë gjithçka që ka të bëjë me aktivitetin

apo sipërmarrjen që drejton. Le të marrim një shembull: një SH.A në statutin e

saj ka përcaktuar se do të administrohet nga 2 administratorë dhe nga këshilli

mbikqyrës. Pas një veprimtarie, le të themi 3 -vjecare në treg, ( nuk ka rëndesi

objekti i veprimtarisë që ajo ushtron ) Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve

vendos që shoqëria të mos administrohet më nga 2 administratorët, por do të

jetë këshilli i administrimit, që do të marrë përsipër funksionet mbikqyrëse

dhe ato administruese36. çfarë i mbetet një personi i cili ka qënë administrator

të bëjë në këto raste ? Thjesht asgjë……..!!!

Situata merr një formë tjetër në momentin që kemi të bëjme me një të punësuar

në administratë publike dhe ku shteti (është fjala për personin juridik publik/

punëdhënësin) merr pjesë në këtë bashkëfajësi që mund t’i kryhet një personi

në prag të daljes në pension. Kush do të kontribuojë që arka e të ardhurave

për pensionin e tij të mbushet deri aty sa e ka caktuar ligji, dhe ai të përfi tojë

pension si cdo qenie tjetër njerëzore që e ka këtë të drejtë themelore, sa

ndërkombëtare aq dhe kushtetuese-kombëtare. Një i punësuar, i dalë në

pension në administratë private mund të bëjë karrierë, të ngrihet në hierarki,

gjë që nuk e hasim tek sektori publik ku personi i moshuar fl aket rrugëve dhe

lodhja, mundimi, sakrifi kimi i tij nuk përkrahen nga shteti që ai të kontribuojë

për më shumë vite. Strukturimi i administratës publike është një proces që

përfshin shumë aktorë në të. Shumë njerëz mund të preken nga kjo. Neni 23

i ligjit 8549 datë 11.11.1999 parashikon se: « në rastet e ristrukturimit apo

të mbylljes së një apo disa vendeve të punës në administratë, punonjësit të

prekur do t’i ofrohet një vend pune në të njejtin pozicion me të njëjtat kushte

dhe pagë pune , fi llimisht brenda të njëjtit institucion, më pas në institucione

të tjera të së njëjtës kategori. » Gjatë gjithë kohës në të cilën personi është në

kërkim të vendit të tij të punës, do t’i njihet statusi i nëpunësit civil dhe ai do

të vazhdojë të përfi tojë pagën. Kjo situatë duhet të ekzistojë dhe për personat

apo kategorinë e personave në prag pensioni, e jo të fl aken rrugëve si krijesa

të abandonuara nga ligjshmëria dhe funksionimi juridiko-formal i shtetit. Të

moshuarit që është larguar nga puna, mund t’i ofrohet dhe një vend pune më

i ulët në hierarki dhe nqs refuzon atëherë i humbet të drejtat e nëpunësit civil.

Kjo gjë mund të zbatohet dhe për personin i cili ka mbushur moshën për

pension, e kërkon që të vazhdojë dhe të japë kontributin e tij në punë dhe jo të

fl aket rrugës, si një relikë e vjetër.

Çfarë ndodh në rast se kjo nuk është e mundur (pra nqs nuk ka asnjë vend

pune të disponueshëm për personin vendi i punës i të cilit është deklaruar i

tepërt )? Personit do t’i duhet ti nënshtrohet skemës së asistencës sociale.

Pra siç dhe besojmë se do të jetë vërejtur në analizën më lart, pak rëndësi ka

se çfarë moshe ka personi të cilit i përket vendi i punës, sepse në momentin e

strukturimit apo suprimimit, kjo gjë nuk mendohet fare. Janë arsye të tjera ato

që e shtyjnë institucionin të ndërmarrrë masa të tilla ( psh. mungesa e fondeve

nga buxheti i shtetit/të ardhurat e institucionit ). Çfarë mund të bëjë një person

i cili është në prag të pensionit dhe e ka të vështirë të gjejë një vend tjetër

pune? Ato muaj që i kanë mbetur për të plotësuar, t’i mbulojë me sigurim

vullnetar.

Shtesë: Një fenomen punësimi sot, i cili ka një dashamirësi dhe u pëlqen

dhe personave të moshuar që kanë dalë në pension, është dhe punësimi

me kohë të pjesëshme i specialistëve apo i personaliteteve me kontribut të

shquar në fusha të ndryshme të artit, shkencës, kulturës dhe diplomacisë.

Kjo për faktin se i krijon akses personave të moshuar për t’u marrë me

nje punë që atyre u pëlqen dhe që mund të japin një eksperiencë më të

lartë dhe është koha kur ata kanë arritur një shkallë pjekurie të avancuar.

Gjykojmë dhe vlerësojme se kjo lloj pune duhet të nxitet dhe mbështetet

nga ISSH si dhe Ministria e Punës, por në veçanti nga qeveria për disa

arsye:

Së pari: Rroga që këta pensionistë marrin, është një suplement disi më

i lartë se shpërblimi i pensionit, (por do të duhet që organet shtetërore ta

stimulojnë këtë iniciativë me akte ligjore dhe nënligjore dhe jo ta vendosin

këtë normë sa për shoë politik, e më pas të mos ketë asnjë angazhim

institucional dhe social.

Së dyti: Edhe pse të moshuar, ata kanë hapësirën e tyre t’i shërbejnë

me dije, informacion dhe mendim të pjekur dhe të vyer shoqërisë ku ne

jetojmë, e cila ka nevojë dhe do të ketë për këtë shtresë.

Së treti: Kjo gjë shmang monotoninë dhe krijon një “ mjedis dashamirës

pune dhe argëtimi për këtë kategori personash”.

Së katërti: Një veprim i tillë është në kushtet e parimit universal dhe

të së drejtës komunitare atë të subsidiaritetit, që nënkupton se shteti në

fushën e politikave sociale ndaj të moshuarve, duhet të mbajë qëndrime

sa më pranë nevojave dhe interesit të qytetarit. Dhe parimi tjetër është ai

i solidaritetit social mes brezave, që kategorizon dhe një sigurim social sa

më serioz dhe koherent me nevojat e personave të moshuar në shoqëri.

 

 

 

 

Në prag pensioni, 6 gra largohen nga puna

 

Në vëmëndje të ASAG (Shoqërisë Shqiptare për të Gjitha Moshat)

ka qënë rasti i dhjetra ndihmëstomatologeve të shakarkuara

padrejtësisht nga puna, edhe pse ato për shumë pak vite mbushnin

moshën e daljes në pension. Ndihmëstomatologët u shkarkuan nga puna

me motivacionin “shkurtim strukture”, sipas një urdhëri të Ministrit të

Shëndetësisë.

Pas këtij fenomeni, ASAG kontaktoi me 6 punonjës ndihmëstomatologë

të larguar nga puna në datë 19.04.2010. Tre prej tyre, Zeliha Qyshka,

Rudina Podgorica dhe Rajmonda Gjoka, na përshkruan mënyrën abuzive

të largimit të tyre nga puna si dhe zhgënjimin që pësuan pas më shumë

se 33 vitesh kontribute, duke përfunduar në rrugë, pa asnjë shpresë për të

rifi lluar një punë të re.

Zelihaja dhe Rajmonda janë rritur në shtëpinë e fëmijës dhe me shumë

sakrifi ca kanë investuar në profesionet e tyre për të krijuar një familje

normale, me qëllim që fëmijët e tyre tëmos ripërsërisnin “fatin e prindërve”.

Por largimi nga puna në pragun e daljes në pension, në një qytet të

periferisë siç është Shkodra, shihet si një “njollë”, e cila të dëmton jo vetëm

ekonomikisht por edhe moralisht. “ Ne kemi punuar me ndershmëri. Jemi

nga punonjëset më të mira, më të rregullta dhe më cilësore në atë shërbim.

Shkollën që kemi kryer, e kemi bërë vetëm për dentist” u shpreh Zeliha

Qyshka, njera prej të shkarkuarave nga puna. Ndërkohë, Zelihaja tregon

se në datën 19.04.2010 ishin thirrur nga drejtoresha e DSHP-së Shkodër

pa prezencën e sindikatave, ku iu komunikua largimi nga puna, pa u dhënë

asnjë lloj sqarimi.

Nga kërkimet që bëri ASAG, rezultoi që të gjitha punonjëset e larguara

nga puna ishin mbi 55 vjeç si dhe kishin mbi 30 vite kontribute shoqërore.

Gjithashtu, Zelihaja sqaroi për ASAG se: “Neve na është dhënë një

urdhër largimi pa asnjë shkak. Përse duhet të largohemi, në të njëkohë që

klinika dentare funksionon, shërbimi stomatolog funksionon dhe pranë

mjekëve punojnë infermieret e përgjithshme, të cilat s’kanë bërë as terapi

stomatologjike, as kirurgji stomatologjike, apo ortopedi stomatologjike siç

kemi dhënë ne në provimet e shtetit. Ministri ka deklaruar se punonjësit

mbi 50 vjeç dhe që kanë mbi 30 vjet punë, nuk do të largohen nga puna”.

Midis të tjerave, Zelihaja mendon se është hedhur në rrugë pa asnjë shkak

pa iu njohur një eksperiencë e madhe në punë si dhe duke iu ndërprerë

rruga e komunikimit me institucionin për zgjidhjen e çështjes. Ajo mendon

se mosha e saj nuk mund ta përballojë dot rindërtimin e një pune nga e

para.

Gjithashtu, e shkarkuara tjetër nga puna, Rajmonda Gjoka, që gëzon

statusin e jetimit shprehet për ASAG: “Unë kam kryer shkollën e mesme

mjekësore në Shkodër. Në të vërtetë kjo ka qënë një shkollë tepër e vështirë.

Kam katër fëmijë. Jam detyruar të heq vajzën e vogël prej shkolle për

arsye ekonomike. Por largimi jo vetëm na dëmton fi nanciarisht, por edhe

nga ana morale, pasi femijëve u vjen turp dhe e ndjejnë veten të vrarë

Gratë duke denoncuar diskriminimin ndaj tyre

48

shpirtërisht”. Rajmonda na sqaron se për të hapur një klinikë private ka

një kosto shumë të madhe kështu që ajo nuk e ka një mundësi për të fi lluar

një profesion nga e para. “Ne po heqim fëmijët nga shkolla dhe jo më të

hapim klinikë private” përfundon rrëfi min nëna e 4 fëmijëve. Kurse, 54

vjecarja, Rudina Podgorica, nuk e kishte menduar kurrë se do të hiqej nga

puna, pasi ka pasur arsimimin e duhur si dhe 33 vjet kontribute shoqërore.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj, pjesën më të madhe të ditëve, është i

papunë.

 

Një koment nga Avokat, Ylli Kameri

 

Në lidhje me rastin konkret, ASAG, pasi siguroi të gjithë dokumentacionin

përkatës, kërkoi prej avokat, Ylli Kamerit, një mendim juridik të kualifi kuar

për të evidentuar shkeljet ligjore. Avokati, me një përvojë disa vjeçare në

konfl iktet në lidhje me marrëdhëniet e punës, e analizoi rastin duke e parë

në dy këndvështrime.

Së pari, duke evidentuar shkeljet ligjore dhe, së dyti, duke evidentuar

pasojat ligjore që ka ky grup personash, të cilët largohen nga puna në

prag të daljes së tyre në pension, në një moshë relativisht të madhe.

Gjithashtu nga avokati ne morëm edhe rekomandimet e duhura sesi

mund të parandalohen në të ardhmen raste të tilla abuzive.

 

Në lidhje me rastin e evidentuar, duhet t’u referohemi shkresave.

Së pari kemi shkresën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, të

Drejtorisë Rajonale Shkodër për “shkurtimin e strukturës” dhe më

pas kemi urdhërin e drejtoreshës së DSHP-së Shkodër për pushimin e 6

ndihmësstomatologeve. Dua të theksoj se në këtë rast nuk është respektuar

afati i njoftimit për largim nga puna, i cili përsa i përket marrdhënieve të

punës është tre mujor. Ky afat duhet të respektohet në mënyrë të tillë që

punëmarësit të kishin mundësi që të gjenin të drejtën e tyre mbi bazën e

ligjit dhe duke pasur besim tek institucionet. Me këtë largim nga puna

këtyre 6 shtetasve u ka humbur besimi tek institucionet e shtetit. Fakti që

nuk është respektuar një nga të drejtat themelore, siç është ajo e njoftimit

dhe e drejta që të kesh kohën e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen,

më detyrojnë t’i quaj strukturat shtetërore fajtore për mosmenaxhmin e

problemit. Gjithashtu, këtyre punonjëseve si dhe 225 punonjësëve të tjerë të

poliklinikës Shkodër nuk u është marrë mendimi për rikostruktimin e kësaj

poliklinike. Në këtë rast Ministria e Shëndetësisë me konkretisht sektori i

planifi kimit ne këtë ministri ka shkelur një nga parimet themelore të Kodit

të Procedurës Administrative, atë që veprimtaria e administratës duhet të

ketë parasysh gjithnjë, interesin publik të punonjësve dhe të nëpunësve të

shtetit. Nga ana tjetër, këtyre punonjësve u është hequr edhe një e drejtë

tjetër, si ajo e bashkëbisedimit me institucionin për të diskutuar elementët

themelorë të pushimit nga puna. Në këtë procedurë të gjitha këto punonjëse

kishin të drejtën që të përfaqësoheshin edhe me avokat, për t’u mbrojtur dhe

për të parashtruar mbrojtjen e tyre. Duke mos komunikuar me punëmarrësit,

mohohet edhe e drejta e kontradiktorialitetit, që punëmarrësi të shprehë

mendimin e tij. Në fakt, buxheti i shtetit mbahet nga të gjithë taksapaguesit,

midis tyre edhe këto 6 punonjëse. Në asnjë rast punëdhënësi nuk u referohet

kontratave të punës.Vetëm ky fakt parashikon nga ligji sanksione për institucinin

që nuk ka lidhur kontrata. Të paktën, të kishte lidhur një kontratë me afat të

pacaktuar. Këto punonjëse, duke mos pasur një sindikatë që do të mbronte

interesat e tyre, gjithsecila është e detyruar që të paguajë një avokat, kur ligji

në fakt parashikon që tëmos paguajë gjë. Gjithashtu, shteti gjithsecilës prej tyre

duhet t’i paguajë vitet e mbetura deri në daljen në pension, duke shkatërruar

ekonominë e vendit. Këto gra janë në një moshë prag pensioni, ku humbet

dëshira si dhe ka pamundësi përshtatjeje në tregun e punës si dhe nuk ekziston

asnjë parashikim për lirim të vendeve të tjera të punës. Mendoj që këto pushime

nga puna janë raste fl agrante.

• Në moshën 55 vjeçare njeriu ka sëmundje si fi zike dhe mendore, të cilat janë

të dukshme dhe janë tepër të vështira për t’u përballuar. Kjo vështirësi rritet me

kalimin e moshës.Mungesa e punësimit sjell veçim social, rritjen e stresit dhe

shtimin e sëmundjeve, duke bërë që shpenzimet për kurimin e tyre të kenë më

pak efekt. Njëkohësisht, është një risk tjetër se kursimet, sado të mëdha të jenë,

asnjëherë nuk japin garanci se do të shërbejnë për rritjen e mirëqënies. Përsa

u takon shërbimeve juridike, ato ofrohen me 80% të kostos së tyre minimale

për shtresat në nevojë, bazuar në urdhërin Nr. 1248/3 të Ministrit të Drejtësisë,

Dhomës së Avokatisë, të miratuar nga Ministria e Financave. Ne, si subjekte

të pavarura private, nuk mund të punojmë më pak se 80% të kësaj kostoje.

Gjithnjë kategorizimi i klientëve bëhet në bazë të çmimit. Kështu, personat me

paaftësi paguese, (në përgjithësi mosha e tretë) vetëpërjashtohen. Ndërkohë,

për këtë kategori shtohet risku që të humbasin të drejtën dhe mund të bëhen

pre e abuzimeve. Nga ana tjetër, zyrat avokatore falas, nuk kanë strukturat e

nevojshme në bazë të ligjit dhe funksionojnë si shoqata. Këto të fundit riskojnë

që të kthehen në institucione për përfi time personale, duke dëmtuar mbrojtjen

e kualifi kuar dhe gjithashtu ka një risk të lartë, duke shpërdoruar edhe besimin

për personat e moshës së tretë. Mangësitë ligjore në këtë aspekt janë evidente.

Unë mendoj që personat e moshës së tretë apo ata që i afrohen moshës së tretë

(siç ishte rasti i evidentuar nga ASAG për shkarkimin e ndihmëstomatologeve

në prag pensioni) duhet të organizojnë bashkime në rangun e pushtetit lokal

dhe në rang profesionesh ose në bazë të kualifi kimeve profesionale. Mesa kam

dijeni, zyrat e Shërbimit Social pranë qeverisjes vendore s’kanë qënë efi kase.

Mendoj se këto “bashkime sindikale” në rang lokal duhet të krijohen me ligj të

veçantë, pavarësisht se ekziston një sindikatë kryesore.

 

 

 

 

 

 

Mbi te drejtat e pacientit të moshuar.

 

Të drejtat e pacientit nuk janë asgjë më shumë dhe asgjë më pak

se mbrojtja e të drejtave të njeriut në një fushë të veçantë, atë të

shërbimeve të shëndetit. Mbrojtja e këtyre të drejtave, nuk sjell

një antagonizëm me ata që garantojnë shërbim mjekësor, por thekson

rëndësinë e marrëdhënieve mes tyre, duke u dhënë mundësinë të dyja

palëve ta menaxhojnë këtë marrëdhënie në favor të pacientit. Mbrojtja e

të drejtave të pacientit nuk duhet të ndërhyjë në praktikën e mjekësisë, siç

pretendojnë disa shoqata kombëtare të mjekësisë, pasi asnjë kuadër ligjor

i të drejtave të pacientit nuk ngatërrohet me praktikën mjekësore. Prandaj

në të gjithë legjislacionin e të drejtave të pacientit , çështja e keqpraktikimit

trajtohet si e veçuar, si çështje e kodit penal.

Sot duhet të ndryshojnë paragjykimet e vjetra , duke e parë marrëdhënien

pacient-ofrues të shërbimeve mjekësore në dritën e qytetarit të aftë. Të

drejtat e pacientit premtojnë një epokë të re bashkëpunimi mes palëve të

përfshira në këtë çështje, duke hapur një kapitull të ri respekti reciprok,

duke njohur të drejtat dhe detyrimet përkatëse. Mbrojtja ligjore e të

drejtave të pacientit është një hap themelor në forcimin e demokracisë.

Në lidhje me këtë çështje, në Deklaraten e OKB për të Drejtat e Njeriut,

thuhet: “Çdo njeri ka të drejtën për një standard të përshtatshëm jetese

për shëndetin si dhe mirëqenien e vetes dhe familjes së tij, përfshirë këtu

ushqimin , veshmbathjen, vendbanimin dhe kujdesin mjekësor”. Por

koha ka ndryshuar disi dhe vetëm vitet e fundit (jo në çdo shtet)të drejtat

e pacientëve për t’u informuar, e drejta e tyre për shpjegime dhe e

drejta e tyre për t’u përfshirë në vendime që kanë të bëjnë me kontrollin

e shëndetit, ka ndryshuar si rezultat i ndryshimit të realiteteve socialekonomike.

Në Shqipëri pacientët e moshuar janë kategoria më e papërkrahur, të

cilëve u mohohen të drejtat e tyre ose nuk merren në konsideratë, në

mënyrë të veçantë ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Rreth vitit

1994, në deklaratën e Amsterdamit u arrit që pacientët të kenë të drejtën

e jetës private, konfi dencialitetit, të pranojnë ose të refuzojnë trajtimin

dhe të informohen për rreziqet e mundshme të procedurës mjekësore.

Në aktualitetin shqiptar duhet punuar shumë për t’i zbatuar,sepse realiteti

tregon krejt të kundërtën.

Të drejtat e pacientëve ndahen:

Respekti për të drejtat e njeriut dhe vlerat në kujdesin shëndetësor

Informacioni për shërbimet shëndetësore dhe si t’i përdorim: Pacientët kanë

të drejtën të informohen për shëndetin e tyre, përfshirë faktet mjekësore ,

rreziqet e mundshme dhe përfi timet nga çdo procedurë. Pacientët kanë të

drejtë të zgjedhin personin që duhet të informohet për shëndetin e tyre , si dhe

duhet t’u jepet mundësia të kenë një alternativë të dytë.

Pëlqimi për ekzaminime dhe ndërhyrje mjekësore.

Pacienti ka të drejtën të refuzojë ndërhyrjen mjekësore, por duhet t’i jepet

një shpjegim i qartë seçfarë pasojash ka një refuzim i tillë. Në rastin e një

përfaqësimi ligjor, pacientët duhet të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes,

nëse kanë aftësinë për ta bërë këtë dhe nëse pacienti nuk mund të

japë pëlqimin, duhet të përfaqësohet nga një palë e tretë.

Konfi dencialiteti dhe jeta private: I gjithë informacioni për shëndetin e

pacientit dhe informacionet e tjera personale duhet të mbeten konfi denciale,

edhe pas vdekjes.

Kujdesi dhe trajtimi.

Pacientët kanë të drejtën kolektive të një forme përfaqësimi në çështjet që

i përkasin planifi kimit dhe vlerësimit të shërbimeve.

Kanë të drejtën e një kujdesi cilësor për shëndetin, të karakterizuar nga

standarde të larta teknike dhe nga një marrëdhënie humane mes pacientit

dhe përgjegjësit për kujdesin ndaj shëndetit.

Pacientët kanë të drejtën për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor dhe për

të zgjedhur dhe ndryshuar trajtuesin e tyre.

Kanë të drejtën të trajtohen me dinjitet dhe të gëzojnë mbështetjen e

familjeve të tyre, si dhe kanë të drejtën për kujdes human dhe të drejtën të

vdesin me dinjitet.

Pacientët në Shqipëri duhet të kenë kartën e të drejtave të tyre.

E drejta për Mjekësinë Parandaluese (preventative medicine).Çdo individ

ka të drejtën e shërbimit të duhur për të parandaluar sëmundjen.

►E drejta e Aksesit (açess). Cdo individ ka të drejtën të ketë akses në

shërbimet e shëndetit. Shërbimet e shëndetit duhet të garantojnë akses të

barabartë për të gjithë, pa diskriminim mbi bazën e burimeve fi nanciare,

vendbanimit, llojit të sëmundjes apo kohës së futjes tek shërbimet.

►E drejta e informacionit. Çdo individ ka të drejtën e aksesit tek të gjitha

format e informacionit për shëndetin e tij, tek shërbimet e shëndetit dhe

si t’i perdorë ato, dhe gjithcka që disponohet nga kërkimet shkencore dhe

novacionet teknologjike

►E drejta e pëlqimit. (consent).

►E drejta për zgjedhjen e lirë ( free choice). Cdo individ ka të drejtën

të zgjedhë i lirë procedurat dhe ofruesit e ndryshëm mbi bazën e

informacioneve të sakta.

► E drejta për jetën private dhe sekretin.

► E drejta për të respektuar kohën e pacientëve.(patients time).

►E drejta për respektimin e standardeve të cilësisë.

►E drejta për sigurinë. Cdo individ ka të drejtën të mos dëmtohet nga

keqfunksionimi i shërbimeve ndaj shëndetit, nga praktikat e këqija dhe

gabimet mjekësore, si dhe të drejtën e aksesit tek shërbimet e shëndetit

dhe trajtimet që përkojnë me standardet e sigurisë së lartë.

►E drejta e novacionit. Çdo individ ka të drejtën e aksesit tek procedurat

diagnostikuese, sipas standarteve ndërkombëtare, pavarësisht nga

konsideratat ekonomike apo fi nanciare.

►E drejta për të shmangur vuajtjet dhe dhimbjet e panevojshme (suffering

and pain).

►E drejta për trajtim që i përshtatet personit (personalized treatment). Cdo

individ ka të drejtën për të patur programe diagnostikuese apo terapeutike,

të përputhura sa më shumë me nevojat e tij apo të saj personale.

►E drejta për t’u ankuar (to complain). Çdo individ ka të drejtën të

ankohet sa herë ka pësuar dëmtime dhe të drejtën të marrë një përgjigje në kohë apo një tjetër informacion.

►E drejta e kompensimit (compensation). Çdo individ ka të drejtën të marrë

kompensimin e duhur brenda një periudhe relativisht të shkurtër nëse ai apo

ajo ka vuajtur dëmti me fi zike, morale apo psikologjike nga trajtimi i shërbimit

mjekësor.

Bashkë me rregullat dhe udhëzimet me shkrim, si legjislacioni ose Karta

Europiane e të Drejtave të Pacientëve, një mjet tjetër i rëndësishëm në nxitjen

dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, janë vetë pacientët, nëpërmjet

organizatave të tyre jo qeveritare. Në vendet europiane ka shumë organizata

joqeveritare, të cilat kanë objektiv mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, duke

përfshirë të gjitha moshat. Ndërsa në Shqipëri numri i tyre jo vetëm që është i

vogël,por dhe janë jofunksionale.

Në lidhje me organizatën e pacientëve të moshës së tretë, duhet:

• Një mbështetje në përpjekjet për të nxitur një kulturë të sigurisë në sistemet e

përkujdesjes shëndetësore dhe të zhvillohen mekanizmat për rritjen e sigurisë

së pacientit.

• Vënien e pacientëve në qëndër të lëvizjes ndërkombëtare të sigurisë së

pacientit; të përshpejtohet angazhimi politik dhe veprimi global në fushat që

kanë rrezikun më të madh ndaj sigurisë së pacientëve nëpërmjet Sfi dës së

Sigurisë së Pacientit.

• Zhvillimi normal global mbi standardet dhe drejtimet për rrugët e zbulimit dhe

të të mësuarit nga problemet e sigurisë së pacientit, për të zvogëluar rreziqet për

pacientët e ardhshëm.

• Të zhvillohen dhe të përhapen njohuritë mbi politikat me bazë faktet dhe

praktikën më të mirë në sigurinë e pacientit.

• Të ndërtohet një konsensus mbi konceptet dhe përkufi zimet e përbashkëta të

sigurisë së pacientit dhe ngjarjet e papëlqyeshme si dhe të synohet puna teknike

për të pasqyruar prioritetet e sigurisë së pacientit të vendeve të zhvilluara dhe

atyre në zhvillim.

Si përfundim, konstatojmë se nevojiten përpjekje më të kordinuara në lidhje me

të drejtat e pacientëve të moshuar, nëpërmjet institucioneve shtetërore, OJQve,

pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, të cilët duhet të punojnë më

aktivisht në drejtim tëzbatimit të Kartës të të Drejtave të Pacientëve, rregulloreve

dhe ligjeve.

Roli i geriatrisë dhe gerontologjisë në përmirësimin e kushteve

shëndetësore për të moshuarit

Geriatria është shkenca mjekësore që merret me mjekimin e sëmundjeve të

plakjes. Ndërsa gerontologjia është shkenca apo disiplina mjekësore që studion

procesin e plakjes. Studimet universitare të deritanishme, tradicionalisht nuk e

kanë trajtuar moshimin dhe as e kanë konsideruar të moshuarin si subjekt të

ndryshëm nga i rrituri, si në aspektin anatomik dhe fi ziologjik, ashtu dhe në atë

patologjik, klinik dhe asistencial.

Nga kjo merr shkas nevoja për një ndryshim rrënjësor të përmbajtjeve didaktike

dhe të kurseve të formimit, që duhet të paraqesin një kulturë të re, atë geriatrikegerontologjike,

në mënyrë që të kemi një personel shëndetësor bashkëkohor, I aftë t’u japë përgjigje efi kase nevojave të një shoqërie që është transformuar në

mënyrë radikale.

Në pak dhjetëvjecarë, për shkak të një rritjeje të paimagjinueshme të popullsisë

së moshuar, “ zgjedhja e ndërgjegjshme e mohimit të ekzistencës së një ligjërimi

kulturor të mjekësisë geriatrike, do të thotë t’i mohosh pacientit geriatrik të

drejtën për të pasur atë për të cilën ai ka nevojë absolute”, pohon një profesor i

gerontologjisë. Mjekësia geriatrike merret kryesisht me zgjidhjen e problemeve

shëndetësore, por edhe sociale të të moshuarve. Problemet kryesore të saj janë:

-Ruajtja e shëndetit. Kjo nënkupton edukimin shëndetësor të të moshuarve,

diagnostikimin e hershëm te sëmundjeve, parandalimin e humbjes së autonomisë

(autosufi cenca) dhe mbikqyrjen apo ndjekjen e vazhdueshme të atyre që janë në

rrezik të lartë.

– Sëmundjet e të moshuarve kërkojnë vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të

të moshuarit pacient, në lidhje me shëndetin fi zik, mendor dhe kushteve në të

cilat ai banon, të pranisë apo të mungesës së të afërmve që të kujdesen për të si

dhe mundësinë për të mbajtur të moshuarin në këtë mjedis.

– Vendqëndrimi i një individi bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me kalimin e

moshës, prandaj është e nevojshme të udhëzohen e të ndihmohen se ku do të

ishte më mirë të jetonte një i moshuar apo ku duhet të kurohet.

Më poshtë kemi evidentuar disa çështje që mjekësia interne apo e përgjithshme

në Shqipëri nuk u kushton rëndësinë e duhur, por që në fakt kanë një interes të

veçantë

1- Edukimi shëndetësor i të moshuarve.

2- Zbulimi i sëmundjeve të paraportuara.

3- Njohja me kushtet e banimit.

4- Polipatologjia ( sëmundjet multiple).

5- Sëmundjet mendore.

6- Sëmundjet kardiovaskulare dhe endocrine si HTA dhe diabeti.

7- Kujdesi i vazhdueshëm

8- Paraqitja atipike e sëmundjeve etj.

Cfare strukture ka mjekësia e geriatrise?

Varet nga niveli i zhvillimit të vendit, e në disa raste janë pasqyrim i standarteve

të zhvillimit dhe refl ektim i mendësisë së shoqërisë.

Kujdesi shëndetësor parësor (primary health care), presupozon ndihmën

mjekësore që i jepet të moshuarit në strukturen e shërbimit ambulator parësor.

Fillimisht ndihma mjekësore dhe në vendet e zhvilluara jepet nga këto

struktura.

• Qendra e kujdesit ditor (day care center), janë mjedise që të moshuarve

autosufi ciente u ofrohet për të kaluar kohën e lirë së bashku dhe në mënyrë sa

më të kulturuar.

• Institucione shëndetësore (nursing home) ku të moshuarve u ofrohet shërbimi

shëndetësor.

• Institucione social-shëndetësore (hospice), ku të sëmurëve terminalë u ofrohet

shërbim shëndetësor, social, spiritual, fetar.

•Pavione të geriatrisë (hospital geriatric ward), Brenda strukturave hospitaliere.

• Spitale geriatrike (geriatric hospital) që funksionojnë totalisht për pacientët e

moshuar.

54

 

Vlerësim nga studenti i mjekësisë, Edmond Islami

 

Një emër, një profesion që u mungon pacientëve të moshuar

Kur flasim për moshën e tretë mendja na shkon menjëherë tek

pleqëria si një pjesë e fundit e jetës. Asgjë nuk është e sigurt

për njeriun përveçse vdekja. Çdo njeri kërkon ta shijojë jetën.

Ne analizojmë të kaluarën duke jetuar të tashmen dhe mendojmë për të

ardhmen. E ndërsa kur bëhet fjalë për moshën e tretë të paktën duhet ta

përjetojmë një pjesë të kësaj jete, në mënyrë që sadopak ta përshtasim dhe

analizojmë përmes fjalëve apo veprave, në të kundërt, çdo gjë për ta është

një hamendësim larg realitetit.

Shpesh kemi dëgjuar që fl itet, apo kemi lexuar që shkruhet për këtë moshë,

por besoj kanë ngelur fjalë në letra të pa aprovuara në praktikë me qëllim

përfi timin e shërbimeve sociale, shëndetësore, ekonomike, kushteve të

jetesës etj.Sot po vërejmë që ka një rritje të madhe të moshës mesatare të

popullsisë. Atëherë a nuk meriton një vëmendje më tepër kjo, për lëvizjen

e strukturave përgjegjëse për këtë moshë? A nuk është një problem i madh

për mjekësinë kjo, ku bëhet fjalë për një moshë që tashmë vuan nga një

sërë sëmundjesh të cilat sinergjizojnë njëra tjetrën, apo polipatologjitë

kronike karakteristike per ta? Sigurisht që po. Në lidhje me këtë çështje

do ndalem në mënyrë të veçantë në shërbimin shëndetësor që duhen të

kenë pacientët e moshuar, raportin me popullsinë tjetër moshore, kush

duhet që ta kryej këtë shërbim dhe a meritojnë të moshuarit specialistin

dhe trajtuesin e sëmundjeve të pleqërisë, apo e kryejnë mjekët e lagjeve,

të poliklinikave apo specialiteteve …etj.

Kur përmendim fjalët “shërbim shëndetësor” apo “shërbim mjekësor”,

me fjalë të thjeshta kuptojmë tërësinë e veprimeve fi zike, psikologjike,

mendore dhe materiale të kryera nga një person i specializuar ose i

trajnuar kundrejt një personi tjetër, i cili është në një gjendje jo të mirë, jo

të këndshme dhe që bëhet shqetësuese për jetën normale të tij. Pra tërësia

e gjithë këtyre veprimeve vihen në shërbim të shëndetit, si një burim i të

gjithë të mirave pasuese jetësore. Njeriu lind i sëmurë kur ai trashëgon

një sëmundje ose kur ka ndodhur një problem gjenetik, mutacion, ose

lind normal pa asnjë sëmundje kur ai është “ok” me të gjithë ciklet biofi

ziologjike, etj. Problemi shtrohet pse semuremi? Ka një sërë faktorësh

congenital, hereditar pra të predispozuar gjenetikisht, ushqimor, ambjental,

sedentar, psikosocial apo abuzues me substanca të tilla si drogë, alkool,

duhan etj. Realiteti mjekësor fl et për një grumbullim dhe favorizim

të sëmundjes në moshën me të madhe, veçanërisht në moshën e tretë.

Kur fëmija sëmuret të gjithë pasi marrin një ndihmë të parë, i drejtohen

specialistit të tyre, pra pediatrit. S’po hyj më tepër tek shërbimet e

specializuara të moshave të mesme, por po ndalem tek të moshuarit.Kush

është specialisti i trajtimit të sëmundjeve të tyre?Kush i studion sëmundjet

e pleqërisë? Klinikat e specialiteteve trajtojnë sëmundjen përkatëse për

të cilën është shtruar i sëmuri, marin trajtimin simptomatik apo etiologjik

sipas rastit dhe patologjisë e kështu dalin nga spitalet, të përmirësuar

ose të shëruar po sipas rasteve. Po për të sëmurët të cilët kanë një sërë

diagnozash, pra vuajne nga polipatologji gjë që është karakteristikë për

të moshuarit ku duhet të kurohen dhe mjekohen, a mjafton shërbimi i tillë

në këto raste, sepse specialisti përgjithësisht trajton patologjinë që i përket

vetëm fushës së tij. Në fakt, sot kjo bëhet duke marrë pacientin e duke e

shëtitur me karrocën e spitalit, në ashensor në ato spitale që mund ta kenë

, ose shkallëve duke i rrezikuar shëndetin, e për rrjedhojë humbet vlera e

shërbimit shëndetësor apo mjekësor të mirëfi lltë. Lëvizja është e detyruar

pasi i sëmuri do të shkojë për të bërë ekzaminimin që s’mund ta bëjë në

vend apo në pavionin në të cilin ai është i shtruar. Vështirësia më e madhe

është për të moshuarit, të cilët nuk kanë familje fare, apo e kanë të larguar

jashtë shtetit e nuk kanë infrastrukturën e duhur për t’u dhënë ndihmë.

Kam patur rastin të njoh dhe disa pacientë krejt rastësisht. Më kujtohet

një pacient 75 vjeç i operuar në Hungari, ku kishte bërë një ndërhyrje

kirurgjikale ortopedike në artikulacionin kokso-femoral, para disa vitesh,

tani jetonte vetëm me bashkëshorten në shtëpi po dhe ajo me probleme

shëndetësore. Siç më rrëfente pacienti paksa i pakënaqur në lidhje me

shërbimin që kërkonte dhe i ofrohej, pasi pamundësia për të shkuar në

klinikë për tu vizituar ishte jo vetëm fi nanciare, por shëndetësore si dhe

pamundësia fi zike. Kush ta kontrollonte atë në katin e katërt të pallatit, si

e kishte tensionin, temperaturën, trajtimin e një viroze apo një infeksion

ketë një qendër shëndetësore apo

një spital i veçantë ku të trajtohen

dhe mjekohen vetëm të sëmurët e

moshuar. Përfundimisht theksoj

se të moshuarit kanë nevojë më

tepër se kurrë për shërbime, që

aktualisht për fat të keq është në

harresë të plotë, e aq më tepër kur

sot kemi një rritje të dukshme të

të moshuarve.

56

 

 

 

 

 

 

REKOMANDIME

1. Të moshuarit duhet të kërkojnë më shumë në lidhje me të drejtat e tyre.

Mungesa e informacionit në lidhje me të drejtat që ata disponojnë, ka për

qëllim reagimin dhe pozicionimin si një grup unik, për të gjetur të gjitha

format demokratike të reagimit qytetar, duke u bërë presion aktorëve

përgjegjës, me qëllim realizimin e të drejtave që u takojnë me ligj. Nga ana

tjetër, organet e posaçme duhet të japin informacion në nivel qëndror dhe

vendor për veprimtarinë, kontributin dhe gadishmërinë e këtyre personave

për t’u përfshirë aktivisht në shoqëri.

2. Studimi duhet të shërbejë si një shtysë për sektorin privat, për të investuar

në shtimin e qëndrave ditore dhe rezidenciale. Ato duhet të fi llojnë të

tërheqin vëmendjen e sektorit privat. Vëmendja më e madhe duhet t’i

drejtohet kujdesit në komunitet, shoqëruar me një lëvizje të përgjithshme

për decentralizim duke reduktuar rolin e shtetit dhe duke shtuar iniciativat

e qeverisjes vendore (lokale).

3. Studimi shërben për të nxitur Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barrabarta për pasurimin e standardeve me elemente të reja,

me qëllim që të kuptohet realisht cilësia e punës së kryer dhe përmirësimi

i gjendjes së qëndrave ditore dhe rezidenciale.

4. Kapacitet administrative kanë mangësi evidente sidomos në mosbërjen

në kohë dhe në mënyrë objektive të planifi kimeve. Rekomandojmë

masa konkrete në këtë drejtim, për të bërë të mundur funksionimin e

mekanizmave që realizojnëmonitorimin dhe kontrrollin efektiv të të gjitha

projekteve në favor të moshës së tretë.

5. Planifi kimi dhe zbatimi i plan-veprimit duhet të bëhet vetëm nga

specialistë të fushës. Në mënyrë të veçantë, vlerësimi i programit duhet

të jetë i ndarë nga zbatimi, që të mos humbim paanësinë, aq të nevojshme

në vlerësimin e suksesit. Një model i tillë që shkon që nga zbulimi i

nevojave deri tek vlerësimi dhe rishikimi i planeve, na lejon përvijëzimin

e politikave dhe jo vetëm sigurojnë sukses, por edhe janë të ndjeshme ndaj

nevojave lokale.

6. Shteti të rrisë kapacitetin e tij në lidhje me grumbullimin me efektivitet

të të dhënave, statistikave dhe informacionin cilësor, me qëllim që të ketë

akses më të mirë për gjëndjen dhe të drejtat e të moshuarve dhe për të

vendosur mekanizmat e përshtatshme për programet dhe politikat e kësaj

fushe në Shqipëri. Të dhënat për të moshuarit duhet të grumbullohen me

kujdes të veçantë në zonat urbane dhe rurale. Gjithashtu, të grumbullohen

edhe të dhënat e personave në situatë vurnerable, të tilla si: gratë e

moshuara ose të moshuarit që jetojnë në varfëri.

7. Partitë në pushtet, të përfshijnë në instrumentat ndërkombëtare

ekzistuese, gjendjen e të moshuarve në mënyrë më të qartë në raportet e tyre. Vëmendje e veçantë duhet t’i dedikohet nga mekanizmat e

monitorimit dhe nga procedurat e atyre që mbajnë mandate, mbi gjendjen

e të moshuarve në dialogun e tyre me shtetin dhe marrjen e tyre në

konsideratë në raportet që përgatisin, duhet të zenë vend të rëndësishem

në axhendën e tyre.

8. Ministritë ndërmjet tyre, si dhe pushteti lokal duhet të harmonizojnë

veprimet për të bërë të mundur realizimin me sukses të standardeve. Ato

duhet të ndjekin politika ku të mbizotërojë fryma e bashkëpunimit në

lidhje me zbatimin e rregullit dhe të objektivave socialë. Ky harmonizim

rekomandohet edhe për sektorë të ndryshëm, brenda së njëjtës ministri.

9.Hartimi i statusit për të moshuarit.

10. ISSH duhet të zbatojë parimin e përfi timit, që mbështetet në sasinë e

kontributeve reale në këtë skemë nga i siguruari përfi tues. Kur shihet e

përshtatshme, ligji parashikon të jepen përfi time në natyrë, në vend ose si

shtesë e të ardhurave, në përputhje me rregulloren e Institutit të Sigurimeve

Shoqërore. Në të ardhmen, rekomandojmë zbatimin e kësaj dispozite kaq

të rëndësishme, me qëllim nxitjen e sa më shumë kontribuesve në skemën

e sigurimeve shoqërore.

11. Nxisim shoqërinë civile, si dhe organizata të tjera që kanë interes për

hartimin përfundimtar të projektligjit, të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë

për të dhënë mendimet si dhe vlerësimet e tyre për këtë projektligj, në bazë

të përvojës së tyre më të mirë. Njëkohësisht, nxisim Këshillin e Ministrave

dhe Pushtetin Legjislativ për miratimin e këtij projektligji.

12. Konstatojmë se puna në të zezë përbën një problem shumë shqetësues

për të gjithë grup-moshat shoqërore, në veçanti për moshën e tretë.

Për këtë arsye është mëse e domosdoshme ndërhyrja e autoriteteve publike

shtetërore për të mundësuar ndryshimin e kësaj situate, jo vetëm përmes

akteve ligjore dhe nënligjore, por dhe për të krijuar pista punësimi për

moshën e tretë apo dhe për personat në nevojë, me qëllim që puna që ata

kryejnë, të jetë e stimuluar dhe e mbështetur edhe nga skema e sigurimeve

sociale dhe shëndetësore të vendit tonë.

13. Eshtë e patolerueshme dhe aspak në përputhje me parimin e sigurisë

juridike të legjislacionit tonë të sigurimeve sociale dhe të punës, që

grupmoshat që janë në prag të daljes në pension, të fl aken rrugëve pa

mbushur moshën e daljes në pension, dhe pa sigurim. Raste të tilla gjykata

e Strasburgut nuk i ka toleruar dhe ka vendosur gjoba për këto shtete ndaj

shkeljes së këtyre të drejtave.

Si e tilla këto veprime dëmtojë rëndë dhe anatemojnë kontributin ndër vite

që kanë dhënë brezat, në prag të daljes së tyre në pension, ndonjëherë dhe

për arsye të “rekrutimit dhe militantizmit” të administratës me struktura të

theksuara politike”.

14. Shteti shqiptar duhet të nxisë dhe të mbështesë projektet dhe të drejtat

që kërkojnë emigrantët shqiptarë në vendet kryesisht si Italia, Greqia, etj.

Kjo ka për qëllim krijimin e marrëveshjeve bilaterale, ku shteti shqiptar

dhe i huaj t’u njohin të moshuarve shqiptarë, pavarësisht vendit apo

rezidencës ku ata janë, të drejtën e bashkimit të viteteve të siguracioneve

me qëllim që të gëzojnë një pension pleqërie. Kjo e drejtë është mbështetur

përmes formës ligjore të rekomandimeve nga ana e ILO( Organizatës

 Që nga fi llimi, puna e ASAG është bërë nga dhemshuria, vendosmëria dhe

pasioni i njerëzve tanë, nga mbështetja e donatorëve, veçanërisht UNFPA &

ALBPAPER dhe bujaria, fi snikëria e vullnetarëve. Këto karakteristika qëndrojnë

të vërteta dhe sot në Shoqërinë Shqiptare për të Gjitha Moshat – ASAG.

1 TETOR DITA NDERKOMBETARE E TE MOSHUARVE__

Advertisements
Categories: SHKRIME
  1. No comments yet.
  1. No trackbacks yet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: