Home > SHKRIME > Nje Jete ne Pentagram

Nje Jete ne Pentagram

Aktivitet artistik me rastin e 75 Vjetorit te lindjes se Kompozitorit

Agim Krajka – Mjeshter i Madh

Diten e shtune dt. 05.05.2012 ora 11:00 ne Hollin Koncertor te Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit ne Pallatin e Kultures ne Tirane publiku kryeqytetas ishte pjese e nje aktivitetit artistik per nder te 75 Vjetorit te lindjes se Kompozitorit Agim Krajka si dhe te 50 vjetorit te krimtarise artistike dhe muzikore te tij.

Me emocione dhe mbresa u kujtuan nga te miqte, koleget, te afermit, organizatoret, kujtime te vyera nga jete dhe krijmtaria artistike e Mjeshterit Agim Krajka. Pas fjales se hapjes se aktivitetit nga moderatori, artisti i njohur Bujar Kapexhiu, i cili  ne menyre solemne,  e vuri theksin tek rendesia e krijmtarise dhe perse duhej kujtuar bashkarisht fenomeni Krajka. Me pas fjalen e merr Drejtori i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Maestro Zhani Ciko. Z. Ciko  duke kthyer ne retrospektive vitet artistike dhe krimtarine frytedhenese te Agim Krajkes, duke bere dhe kritiken artistike ndaj krimtarise muzikore dhe kompozuese te tij, duke vleresuar gjithashtu si mjaft te dobishme kthimin e perhershem te Agim Krajkes ne Shqiperi pas vitit 2007. Gjithashtu, Ministri i Kultures, Z Aldo Bumci tha se kompozitorit Agim Krajka nuk i jepej cdmimi i pare ne festival per arsye se kenget e tij kishin muzikalitet dhe ritem te vecante qe nuk ishte si xhaketat (kenget) e tjera

Me pas u be leximi i jeteshkrimit biografik dhe veprimtarise muzikore si dhe cmimeve te fituara neper festivalet ne RTSH nder vite nga  Z. Agim Krajka.

Aktivtetit vijoi me fjalen pershendetese te Kryetarit te Komunes Diber e Madhe-Maqedoni, Dr. Argetim Fida. Me propozimin e Dr. Fides, Z. Agim Krajka shpallet Nder i Qytetit te Dibres se Madhe me motivacionin: Kompozitorit Agim Krajka Mjeshter i Madh; Per merita te vecanta ne promovimin e kultures muzikore shqiptare dhe asaj te treves se Dibres, gjate gjithe jetes se tij, me rastin e 75 Vjetorit te lindjes. Kryetari i Komunes ne Diber te Madhe, dr. Argetim Fida, Diber me, 04.05.2012. Ne fjalen e tij pershendetese Kompozitori Krajka teper i emocionuar dhe me lot ne sy, falenderoj te gjithe te pranishmit, qytetaret e komunitetin dibrane dhe Komunen Diber e Madhe  per promovimin dhe dhenien e ketij tiulli. Nder te tjera ne fjalen  falenderuaese Z. Krajka theksoj: Ne jete kam dashur dhe admiruar tre vlera; Zotin si krijues qe me dha frymezim dhe mendje per te ndertuar kompozicion muzikor; Gjyshen time te shtrenjte dhe te dashur qe i kushtova dhe nje kenge; dhe Dibren e Madhe si qytet i te pareve te mi, qe me brymosi me ndenjen per te  mos e harruar kurre vendin e te pareve te tane.  Ju faleminderit te gjitheve per gjitheshka !

Me pas z. Kapexhiu prezontoj Kengetarin Luan Zhegu i cili permes pianos kendoj dy kenge qe kane lene mbresa ne kujtesen e te gjithe shqiptareve dhe publikut artedashes: Kenget e Rinise, e cila ne festivalin e vitit 1962 ne RTSH morri cmimin e II-te dhe te nesermen fshihet nga renditja dhe kopozitori largohet nga vendi i punes-theksoi me pas Luan Zhegu, si dhe me pas kengen “Shoket e nje lagje”, kenge te kompozuar nga Agim Krajka ndermjet viteve 1962-1963; Pastaj Motrat Libohova te emocionuara dhe me lot ne sy falenderojne me buqete me lule profesorin e tyre Agim Krajka per kenget qe i jane besuan zerit te tyre nder vite, e  ku ne vitin 1987 kenga e kenduar nga Motrat Libohova “Nuk e Harroj”  morri vendin e pare ne festivalin e 26-te te Kenges ne RTSH ne 1987; Me pas Ansambli i Kengeve dhe Valleve te TOB realizoj nje putpuri me kenge popullore dhe dibrane te realizuar gjate viteteve nga pentagramet e kompozitorit Agim Krajka. Ne fund te aktivitetit me batutat dhe humorin e holle te Z. Kapexhiu, i dhuron Mjeshtrit te Madh Agim Krajka portretin karikature te realizaur nga dora e Bujar Kapexhiut. Me pas pas N/Kryetarja e Shoqates Bashkesia Dibrane Znj. Mira Pirdeni dhe Drejtore Ekzekutive e  Shoqerise Shqiptare per te gjitha Moshat-ASAG, vleresoj iniciativen e grupit organizator dhe rolin e moshimit aktiv, duke e quajtur Z. Agim Krajka, si nje muzikant aktiv qe i ka dhene shume muzikes shqiptare dhe do ti jap ne vazhdimesi.

Me pas aktiviteti perfundoj me nje koktej te organizuar ne hollin e Teatrit te Operas dhe Baletit me miqte, koleget dhe te pranishemit ne kete veprimtari;

Pergatiti: Phd. Saimir Shatku

Advertisements
Categories: SHKRIME
  1. No comments yet.
  1. No trackbacks yet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: